Ambasadorja e re greke, Sourani, sinjalizon fundin e buzëqeshjeve Kotzias – Bushati. Greqia “bëhet pjesë” e protestave në Himarë

Postuar në 22 Shtator, 2016 14:45

Duket se Greqia ka vendosur të mos vijojë më negociatat miqësore me Shqipërinë në stilin e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias. Intervista e ambasadores së re Eleni Sourani(http://www.respublica.al/2016/09/20/ambasadorja-greke-n%C3%AB-tiran%C3%AB-kufiri-detar-%C3%A7%C3%ABshtje-e-zgjidhur-q%C3%AB-n%C3%AB-vitin-2009-%C3%A7am%C3%ABt-e), ishin një sinjal i qartë në këtë drejtim. Ajo nuk foli më për diskutimin e çështjes së kufirit detar, por hodhi nnë tryezë marrëveshjen e vitit 2009 duke lënë të kuptohet se Greqia është e gatshme për çdo opsion përballjeje. Po kështu, ajo cilësoi se çështja çame nuk ekziston dhe se çamët e Greqisë ikën me nazistët.

Është një qëndrim që nuk jep asnjë ofertë, nëse me ofertë kuptojmë atë që ministri i Jashtëm i Shqipërisë synon ta shesë si arritje të diplomacisë shqiptare. Pra thjesht te diskutimi dhe hapja e të gjitha opsioneve.

Në një akt të dytë, shumë më periferik, ambasada e Greqisë ka theksuar problemet që ekzistojnë. Në faqen e saj në Facebook, aktivizuar së fundmi me njoftime, shfaqet edhe deklarata për shtyp e bërë dje nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe nga Omonia për situatën në Himarë. Gjuha e përdorur në deklaratë është e zakonshme për debatin e brendshëm politik, por nisur nga akuzat e bëra ndaj kryeministrit, shpërndarja e saj në rrjetet sociale nga ambasada greke, kthehet në mesazh.

Në një kohë që Kryetari i Bashkisë Himarë Z. Goro i përkushtuar në zbatimin e projektit të Z. Rama për dhunimin dhe rrëmbimin më çdo formë e mënyrë të pronës së ligjshme të Himarjotëve ditët e fundit po tentohet fillimi i punimeve për ngritjen e një objekti të pa ligjshëm në  zonën e Livadhit...”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Marrëdhëniet janë në pika të ulëta dhe prekja e problemeve si ai i Himarës janë njëfarësoj edhe orientim elektoral. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.