protestat

BB i lexon ndryshe protestat në Shqipëri (Video)

Postuar në 02 Prill, 2019 12:30

Leximi i situatës në Shqipëri dhe protestave të opozitës janë përcjellë me një narrativë që qeveria e ka kanalizuar te frika e opozitës nga reforma në drejtësi dhe ndikimi rus, duke shmangur çdo analizë mbi gjendjen ekonomike apo faktorë të tjerë që ushqejnë pakënaqësinë e  njerëzve.

Ekonomia ka nisur të japë shenja të dobësimit, me rënie të ndjeshme tek eksportet apo punësimi dhe këtë e konstatojnë si Banka e Shqipërisë që në përgjithësi ka ruajtur qeverinë nga ekspozimi, por së fundmi edhe Banka Botërore. 

Europa nuk sheh aktorë të huaj në protestat shqiptare

Postuar në 12 Mars, 2019 12:46

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard ka dhënë sot një intervistë të shkurtër përmes së cilës bën disa komente për zhvillimet në Shqipëri. Sipas tij e drejta e protestës është e garantuar duke bërë thirrje që nëse ndodhin ato të jenë paqësore. Zoti Borchard nuk ka përmendur ndikime të huaja në protestat shqiptare ndërkohë që ka lënë të kuptohet se vendimi politik i opozitës për të djegur mandatet sjell më shumë implikime.

Z. Ambasador, opozita do të protestojë sërish më 16 mars. Cili është mesazhi juaj?

Nga kamzalinjtë te shërbimet ruse dhe UDB-ja. Ka një dorë të ligë kundër Shakaxhiut të Përparimit

Postuar në 12 Mars, 2019 00:38

Ka shumë tregues që flasin se pas protestave kundër qeverisë në Tiranë është aksioni i fuqive të huaja

Ballkani në prag të shpërthimit

Postuar në 04 Mars, 2019 12:38

Ballkani në prag të shpërthimit. Mediat europine po e shohin në kontekst rajonal atë që po ndodh në Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Shqipëri. Pavarësisht se zyrtarët aktualë në Bruksel refuzojnë që ta përgjithësojnë këtë që po ndodh, media si Euronews, Spiegel apo Rai në Itali po mbajnë tjetër qëndrim. Në Ballkan diçka po ndodh, gjërat po lëvizin dhe një prej tyre është edhe diskreditimi I BE-së.

Kundër korrupsionit dhe autoritarizmit në Ballkan dhe diskreditimi i BE-së

Postuar në 03 Mars, 2019 15:09

Ekzistojnë dhjetëra mijëra pjesëmarrës çdo fundjavë. Punonjës të thjeshtë, sipërmarrës të vegjël dhe intelektualë, studentë, akademikë dhe pensionistë. Lëvizjet e tyre quhen ‘Drejtësia për Davidin’, ‘Një në pesë milionë’ ose ‘Resist!’. Kur ata dalin në rrugë, ata bërtasin: ‘Hajdutët!’, ‘Dorëheqje!’ ose ‘Ne jemi shteti!’  ‘Aktivistët në rrjetet sociale e quajnë atë’ BalkanSpring ‘: Protesta në Ballkanin Perëndimor: Në Serbi, Republika Srpska Boshnjake, Mali i Zi dhe Shqipëria po demonstrojnë vazhdimisht qytetarë të pakënaqur kundër sunduesve të tyre të korruptuar dhe autoritarë.

Qeshni falas me kryebashkiakun(video)

Postuar në 24 Shkurt, 2019 13:20

Para karriges dhe pas karriges...Sigurisht që nuk zhgënjen askënd sepse dallon që tutje se me kë ke të bësh.

Protestat dobësojnë Vuçiç në raport me Prishtinën

Postuar në 12 Shkurt, 2019 10:46

Protestat e dobësojnë pozitën negociuese të presidentit serb Aleksander Vuçiç. Kështu mendon Jelena Miliç, drejtuese e Qendrës për Studime Euro-Atlantike në Beograd. Sipas saj serbët nuk duhet të protestojnë në këtë moment për shkak se qeveria duhet lënë të negociojë dhe të përmbyllë marrëveshjen me Prishtinën. Qëndrimet ajo i bëri publike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërkohë që ka shtuar se Kosova po humbet mbështetjen për shkak të vendosjes së taksës, veprim që e quajti fare të paarsyetuar. 

Video/Protesta në Belgjikë kundër Paktit Global për Migracionin

Postuar në 16 Dhjetor, 2018 13:07

Selfie në Paris!

Postuar në 05 Dhjetor, 2018 21:21

Një foto e gazetares ruse Ilya Varlamov tregon një anë moderne të realitetit të sotshëm. Që mund të quhet post qytetar. Një grua që ndodhet brenda një Burger King në Paris, është fotografuar duke bërë selfie e qeshur vesh më vesh, ndërkohë që qyteti zien nga protestat me qindra të plagosur. Fotoja është postuar edhe në Reddit ku kanë vërshuar komentet.

Nacionalizmi maqedonas dhe distancimi i heshtur i faktorit shqiptar

Postuar në 18 Qershor, 2018 11:29

Nacionalistët protestuan sërish në Shkup kundër marrëveshjes me Greqinë. Gjatë natës u shënuan edhe episode të dhunshme, kur një grup të rinjsh filluan të hedhin gurë dhe bomba molotov në polici. Forcat e rendit u kundpërgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës për të sprapsur protestuesit. 

Benzinë zjarrit i hodhën deklaratat e kreut të partisë maqedonase të opozitës, Kristian Mikisky, i cili theksoi se "kurrë dhe me asnjë kusht, edhe nëse kjo më kushton jetën nuk do ta mbështes këtë kapitullim nga Zoran Zaev"

Pages

Subscribe to RSS - protestat