Belgjikë, regjistrohet rasti i parë i eutanazisë mbi një minoren

Postuar në 18 Shtator, 2016 12:59

Në Belgjikë është regjistruar këto ditë rasti i parë i eutanazisë në një minoren 17 vjeçar. Rasti është bërë publik nga gazeta falmande “Het Nieuësblad” e cila shkruan: “Në heshtje dhe në diskrecionin më absolut – për herë të parë në vendin tonë një minoren vdiq si pasojë e eutanazisë”.

Ligji belg i miratuar në viti. 2014 e lejon eutanozinë te minorenër në rastet e sëmundjeve terminale, kur pacienti është në fazë terminale dhe kur dhimbjet janë të padurueshme. Këto cilësi i ka konfirmuar për rastin konkret drejtori i Qendrës së Vlerësimit dhe Kontrollit të Eutanazisë Win Distelmans i cili ka shtuar se “doktorët përdorën qetësues për të ta futur pacientin në koma, pjesë kjo e procesit”.

Ligji belg u lejon prindërve qe të zgjedhin “vdekjen e ëmbël” për fëmijën e tyre që vuan nga një sëmundje terminale. Por edhe fëmija vetë duhet të japë një “lloj konsensusi”. “Për fat janë shumë të pakët fëmijët që marrin në konsideratë këtë mundësi, por kjo nuk do të thotë se ne duhet t’u mohojmë atyre të drejtën e një vdekjeje dinjitoze”, thotë Distelmans.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.