Incident mes forcave iraniane dhe atyre amerikane në ngushticën e Hormuzit

Postuar në 25 Gusht, 2016 00:55

Katër anije të shpejta iraniane i janë afruar në distancë të afërt destrojerit amerikan Nitze në ngushticën e Hormuzit. Burime ushtarake amerikane i deklaruan “Fox News” se sjellja e forcave iraniane ishte kërcënuese për sigurinë dhe joprofesionale, duke krijuar situata të rrezikshme që mund të precipitonin. Destrojeri Nitze shoqërohej në atë që ushtria e amerikane cilësoi si lëvizje rutinë në ujëra ndërkombëtare nga destrojeri Mason. Sipas po të njëjtave burime Nitze kërkoi kontakt me radio 12 herë por pa përgjigje, ndërkohë që lëshoi edhe sinjalin e rrezikut. Në fund destrojeri amerikan u detyrua të ndryshojë kurs për të shmangur anijet iraniane. http://www.foxnews.com/world/2016/08/24/four-iranian-vessels-harass-us-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.