Euro ka dështuar, nuk i shërben mirëqënies së Europës

Postuar në 20 Gusht, 2016 19:27

Nobelisti amerikan, Jozef Stiglitz thotë se dështimi ekonomik i Europës është njëkohësisht dështim i monedhës së përbashkët europiane. "Dikush duhet të fillojë të mendojë për ta zhvlerësuar atë, pasi euro po kthehet në një pengesë për zhvillimin e ekonomisë europiane"- ka thënë Stiglitz për "Der Spiegel".
Sipas tij "Euro u krijua për të siguruar zhvillim dhe për të sjellë më shumë mirëqënie në Europë. Faktikisht ka ndodhur e kundërta, shumë vende janë reçesion më të thellë edhe se ai i viteve '30. Krijimi i Bankës Qëndrore Europiane në modelin e Bankës Federale Gjermane ishte një vendim fatal, pasi kjo e fundit është e preokupuar më shumë për të luftuar inflacionin sesa për të rritjen ekonomike".
Stigliz thotë se nëse bashkimi monetar i Europës do të vijojë me këtë joproduktivitet pasuria në vlerë që do të humbasin vendet e Eurozonës do të arrijë në 200 miiardë euro. "Nëse Europa do të vazhdojë të mbajë euron është sikur të punojë 20 vite falas"- shton nobelisti i njohur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.