Bota ka nevojë për një polic. Trump çon në dobësimin e NATO-s

Postuar në 20 Gusht, 2016 19:02

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar në një intervistë për televizionin gjerman “ZDF”, se një fitore e Donald Trump për president i ShBA-së mund të dobësojë aleancën. Sipas Rasmussen, bota ka nevojë për një polic, një rol ky që sipas tij i shkon shumë ShBA-së.

“Kandidati republikan ka ngritur dyshime mbi aftësinë amerikane për të mbrojtur aleatët e saj. Bota ka nevojë për një polic global, një rol veçanërisht i përshtatshëm për SHBA-në. Një reduktim i angazhimit amerikan do të krijojë një vakum që do të mbushet nga “djemtt e këqinj”, si presidenti rus, Vladimir Putin, të cilin Trump e ka përgëzuar në të kaluarën”, tha Rasmussen, i cili i atribuon ShBA-së një rol që ka nisur të mos e njohë më as vetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.