Një polici që heq bythën mënjanë dhe ndryshon versionet në një javë

Postuar në 14 Gusht, 2016 20:59

Zv. Drejtori i Policisë së “Shtetit”, Altin Qato bëri këtë sqarim sot në studion e “Opinion” në “News24” rreth ngjarjes së Himarës ku mbeti i vdekur shtetasi rus, Denis Naumov:

Aksidenti i Himarës është një ngjarje e rëndë. Është analizuar nga policia, po bëhen hetime. Është arrestuar autori i dyshuar, por dua të theksoj se ngjarja ka ndodhur jashtë zonës së mbrojtur, ka ndodhur në një zonë jashtë kufijve të lejuar”- tha ai(http://www.balkanweb.com/site/vdekja-e-turistit-ne-himare-qato-ngjarja-j...).  

Qato ka shtuar se “është dyshuar autori i akuzuar”, pra fjala është për biznesmenin Fatmir Kuçi, i cili me frazën “jashtë zonës së mbrojtur” që ia teleposton Qato, është praktikisht i çliruar nga fajësia. Por nuk është kjo çështja. Çështja është mënyra sesi e dredh Policia e Shtetit “muhabetin”, çka provon se akuzat e pafundme ndaj saj, sidomos në çështjen e trafikut të drogës, në kufijtë e një aktiviteti shtetëror, e kanë vënë jo pak në siklet ekipin drejtues. Policia e Shtetit reagoi me deklaratë zyrtare një ditë pas një ditë pas ngjarjes, e cila u bë e ditur pasi Kuçi solli në breg dhe raportoi gjetjen e një viktime:

Policia e Shtetit ka marrë masa të plota si në forca dhe në mjete për garantimin e sezonit turistik...Nisur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot, ku humbi jetën një pushues në zonën e Himarës, Policia e Shtetit informon se Bashkisë Himarë i janë dërguar 6 shkresa zyrtare për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga VKM nr. 321. Në çdo takim të zhvilluar me Task Forcën, Policia e Shtetit ka ngritur problematikën për masat e munguara për sigurinë në plazhe nga ana e pushtetit vendor. Megjithatë shërbimet e Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar jetën e qetësinë e pushuesve në plazhe, sidomos gjatë ushtrimit të aktivitetit me mjete lundruese”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë(http://www.respublica.al/2016/08/03/nj%C3%ABsoj-si-p%C3%ABr-grabitjen-n%C3%AB-rinas-edhe-p%C3%ABr-turistin-e-vrar%C3%AB-n%C3%AB-himar%C3%AB-policia-).

Policia mund të saktësonte që në deklaratën e parë se do të bëhet verifikimi zonës ku ka ndodhur ngjarja, e mandej të fliste për neglizhencën e pushtetit vendor. Pasi duke mbetur te kalimi i përgjegjësisë te Bashkia Himarë, sipas deklaratës së sotme të Qatos, rezulton që pushteti vendor nuk ka asnjë faj këtu dhe se ndalimi i mjeteve lundruese pas kësaj ngjarjeje ka qenë kuturu sa për të bërë zhurmën dhe teatrin se po punohet. Kjo ka shumë rëndësi sepse policia ka një fushë veprimi që sado efektive të jetë, imazhi dhe rezultatet e saj varen së pari nga besimi që kanë qytetarët tek ajo. Është shumë e vështirë në mos e pamundur që të kesh besim te një trupë si kjo, apo te drejtues si këta që i quajnë për efekt rroge e dietash, oficerë policie etj.. Polica duhet të jetë në detyrë për të zgjidhur problemet e rendit, por sa mund ta bëjë këtë një institucion që duket se ekziston për të kuruar frustracionet dhe komplekset e një ministri të hiperakuzuar? Sepse është e qartë se një oficer policie serioz, apo një polici serioze nuk heq bythën mënjanë siç po ndodh rëndom këto kohë me shumë ngjarje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.