Kërkesa për 8 porte jahtesh në bregdetin shqiptar

Postuar në 14 Gusht, 2016 13:57

Qeveria shqiptare po shqyrton kërkesa për ndërtime të 8 porteve jahtesh. Kështu raporton “TvReport” sipas të cilit kërkesat përqendrohen në segmentin Vlorë-Sarandë.

“Aktualisht në këtë pjesë të bregdetit numërohen tre porte jahtesh. Një në Sazan dhe dy në Orikum. Kërkesa e parë parashikon ndërtimin e një porti jahtesh shumë pranë Portit të Vlorës, ndërsa e dyta në ishullin e Sazanit. Në gjirin e Vlorës rezultojnë edhe dy propozime të tjera për porte jahtesh, një në Radhimë, dhe një tjetër pak kilometra më në jug, pranë Orikumit. Kërkesa e pestë pozicionohet në kalanë e Porto Palermos.
Në Sarandë rezultojnë 3 propozime për porte jahtesh, 2 të parat në brigjet pranë qytetit, ndërsa i treti në të hyrë të Ksamilit”, raporton gazeta në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.