“Kali” i PD-së për të rimarrë bashkinë e Dibrës

Postuar në 11 Gusht, 2016 20:48

Deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet që do të mbahen në 11 shtator në Bashkinë e Dibrës. Emri i tij konfirmohet nga selia blu që mesa duket ka zgjidhur kontradiktat e degës lokale, duke vendosur kandidimin e një deputeti. Në qeverisjen e Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Ekonomisë. Nga krahu tjetër PS nuk ka ende një emër për zëvendësuesin e mundshëm të Shukri Xhelilit. Pak ditë më parë burime thanë për ResPublica se Partia Socialiste po negocion me PDIU-në për t’ia lënë kësaj partie bashkinë e Dibrës. Për negociatat mësohet se është ngarkuar deputeti Damian Gjiknuri. Me interes është të shihet qëndrimi që do të mbajë LSI, e cila u akuzua nga Shukri Xhelili si nxitëse e videoskandalit që solli dhe shkarkimin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.