Gazi lotsjellës si forcë zakoni e opozitës së VV-së në Kosovë

Postuar në 09 Gusht, 2016 13:15

Vetëvendosja në Kosovë vazhdon aplikimin e opozitarizmit me frymë guerrilase, apo anarkiste, teksa ka hedhur gaz lotsjellës në Komisionin Parlamenatr të Politikës së Jashtme. Në komision diskutohej marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e cila votohet si ligj të enjten në Kuvendin e Kosovës, produkt i votës së qytetarëve. Reagimi i VV-së është tipik tashmë: kundërshto në emër të një marrëveshjeje ideale, apo duke shpallur tradhëti aty ku institucionet kanë tagër të vendosin. Kështu edhe për ndarjen administrative, decentralizimin etj., gjithë një politikë me shumë zero për çështje që duam apo nuk duam kalojnë nga kompromisi. Nuk është e qartë nëse VV-ja ka shteruar të gjitha hallkat institucionale, njësoj si PS-ja me marrëveshjen e detit me Greqinë që e çoi në Gjykatë Kushtetuese. Pasi në sistemin që jetojmë ciladoqftë frymëmarrja si forcë politike, vendimet dhe zgjidhjet duhen konsumuar në institucione. Të cilat nuk mund të likujdohen apriori pasi kështu i hapet rruga një cinizmqë çon në delegjitmim. Analogjikisht, PS-ja në Shqipëri vinte në diskutim dhe ku dërshtinte politikisht shumë ve dime të gjykatave apo të institucioneve në kohën e qeverisjes së PD-së, ndërkohë që sot sa herë ka akuza, qeveritarët socialistë të tregojnë derën: shko në prokurori apo në gjykatë.

Kjo ndodh kur absolutizmi moral bëhet kredo opozitare e cila bie sapo merr pushtetin dhe sheh se qeverisja nuk është një ideal që duhet përmbushur. Më rastin e VV-së, pa paragjykuar argumentet e saj për demarkacionin, kjo sjellje duket vijë konstante, e vet mja ndoshtaër mbijetesë politike. Ndonëse kur erdhi puna për karrige, nuk u mohua një koalicion me Isa Mustafën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.