PD: Kush fshihet pas Portit të Karpenit? Për PD-në: Pse nuk votuat kundër?

Postuar në 29 Korrik, 2016 12:47

Partia Demokratike i kërkoi qeverisë të bëjë transparente kontratën për ndërtimin e një Porti të Ri në Karpen të Kavajës, investim që llogaritet në 5 miliardë dollarë. Por opozita hedh dyshime se pas këtij projekti fshihen interesa klienteliste të qeverisë. "Fillimisht, Edi Rama ia dha këto 1700 hektarë kompanisë “Star Bridge Port Development Ltd”, me qendër në Britani, e cila rezultoi me një kapital prej 100 paundësh. Ia dha kompanisë me 100 paund, me ca copa letrash ku flitej për ndërtimin e një kompleksi laraman, me lloj lloj objektesh të planifikuara aty. Nga ana tjetër, qeveria nuk tregon se në cilin plan territorial është mbështetur, në cilin plan zhvillimor është menduar, ku është studimi i feasibilitetit dhe ku është projekti duke shtuar edhe më shumë hijet e dyshimit"-thuhet në deklaratën e PD-së.

Dalja e PD-së me këtë deklaratë zbulon një inkosistencë të saj, pasi në mbledhjen e komisionit parlamentar përkatës, PD-ja abstenoi. Është e vërtetë që në Parlament u miratua thjesht çelja e negociatave dhe jo projekti, por PD-ja po e bën kauzë këtë çështje pas trajtimit të saj në media, por pa ndërmarrë asnjë hap për t'u informuar. Dhe mundësitë i ka. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.