Një 18 vjeçar, autor i sulmit në Mynih

Postuar në 23 Korrik, 2016 11:06

Autori i sulmit të shumëfishtë në një Qendër Tregtare në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona është një i ri gjermano-iranian. Ai raportohet se u gjet i vetëvrarë me një plumb në kokë, pas rrethimit nga policia.

Sipas të dhënave të bëra publike nga shefi i policise së Mynihut, 18 vjeçari ka vepruar i vetëm për motive ende të panjohura për policinë. Ai është filmuar mbi tarracën e qendrës tregtare pak para se të vetëvritej tek deklaronte me zë të lartë se “Jam gjerman”.

I riu jetonte në perifieri të Mynihut me prindërit dhe shokët e shkollës e njihnin si shumë të qetë. Tashmë kanë nisur dhe hetimet për të parë lidhje të tjera të 18 vjeçarit, për të zbuluar se ku i mori armët dhe municionet. 

Në një deklaratë për shtyp, shefi i policisë së Mynihut, tha se nuk kishte  të dhëna për lidhje të mundshme mes tij dhe Shtetit Islamik. 18-vjeçari  përdori një pistoletë tip Glock të kalibrit 9 mm. Ai dyshohet se kishte planifikuar një masakër edhe më të madhe, pasi kishte me vete në çantë rreth 300 plumba

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.