Vazhdon “lufta” mes PD dhe ambasadës amerikane

Postuar në 21 Korrik, 2016 10:45

Kryetari i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp ku hodhi poshtë pretendimet se Partia Demokratike ka prezantuar kushte të reja pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë. “Eshtë pretenduar dje, se Basha ka prezantuar kushte të reja pasi është arritur marrëveshja. Ky është një mashtrim i turpshëm. Ditën e Hënë, Partia Socialiste i konfirmoi negociatorit tim përmes negociatorit të saj se marrëveshja është për të katër institucionet”-tha Basha.

Një ditë më parë, 7 orë pas deklarimeve të palëve se u arrit marrëveshje, ambasada amerikane doli me një reagim ku tha se ishte e zhgënjyer nga kreu i opozitës, Basha, i cili sipas saj kishte paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Megjithatë Basha i mëshon faktit se ambasada amerikane është informuar qëllimisht gabim nga Partia Socialiste.

 “Partnerëve ndërkombëtarë sot dua t’u bëj me dije se çdo mashtrim që mund të kenë marrë dje nga pala kundërshtare bie përtokë me këto dy prova. U them gjithë partnerëve, SHBA, BE, këto janë fakte të bazuara mbi evidenca të pakundërshtueshme. Ky është qëndrimi i im të martën”-e mbylli deklaratën kreu i opozitës. Kjo është hera e dytë që ambasada amerikane shënjestron Bashën si prishës të konsensusit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.