Konsensusi heq avantazhin elektoral të Edi Ramës. Mos vallë takimet e radhës duhen mbajtur të hapura?

Postuar në 19 Korrik, 2016 14:39

Siç është bërë e njohur, pas takimit të djeshmë mes Ilir Metës, Lulëzim Bashës dhe Edi Ramës nisi puna e negociatorëve për përpilimin e një teksti konsensual për pikën e diskutueshme të vettingut. Sot u zbardh fakti se negociatorët kishin dështuar, ndonëse PD dhe LSI ishin në sinkron sa i përket qëndrimit se përgjegjës për këtë dështim, është Edi Rama. I marrim me radhë se çfarë thanë sot njëri pas tjetrit politikanët shqiptarë, menjëherë pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu:

Edi Rama:

ASHE do votojë në bllok për ta çuar faqebardhë  vendin. Kryetari i PD të sillet si lider. Kemi dhënë konsensus për gjithçka të negociueshme. Nuk mund t’ia plotësojmë kërkesën opozitës për t’iu bashkuar në një front kundër SHBA dhe BE. PD ka fituar të gjithë atë që i takon dhe sinqerisht e komplimentoj Bashën për rezultatet që ka merituar. Por PD nuk mund të marrë atë që nuk i takon. Thirrja ime është as blerje dhe as dhunim konsensusi. Kërcënim, shantazh, djegie mandatesh, janë shprehja alarmante e kulturës diktatoriale. Unë jam deri në orën 10:00 të 21 korrikut për konsensus. Kam bërë gjithçka për konsensusin. Kjo nuk është reforma ime apo e një krahu politik”.

Lulëzim Basha:

Pas takimit në zyrën e kryetarit të Kuvendit u ra dakord që PD, PS, LSI do të uleshin t’i jepnin zgjidhje të plotë çështjeve të mbetura pezull të draftit hibrid. Kemi kërkuar bashkim dhe jo përçarje për reformën në drejtësi. Z.Rama nuk ra dakord për një deklaratë të përbashkët, kishte organizuar një shfaqje tjetër. Pas orës 01:00 morën pak pushim për të ngrënë. Fatkeqësisht dy cështje u hapën përsëri. U kërkua që Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit të përjashtojë kandidatët pa arsye, pa fakte, pa argumente. Kjo është e papranueshme. Pika dy ka të bëjë me mënyrën si rregullohet prania e misionit ndërkombëtar. Propozimi për nenin 123 papritur u kundërshtua. U kundërshtua me pretendime absurde, që një mision që funksionon në bazë të një marrëveshje të tillë mund të kontestohej në Gjykatën Kushtetuese. Ky pretendim nuk qëndron. Në nenin 122 të Kushtetutës thuhet që një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të. Mundësia që marrëveshja e ratifikuar për funksionimin e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të kontestohet në Kushtetuese është zero. Me këtë rreth orës 2 këto dy çështje të mbylleshin dhe sot të kishim lajmin e mirë. Absurdi i absurdeve, u refuzua kjo zgjidhje... “Është prishur marrëveshja e rënë dakort me një qellim, për të shmangur konsensusin në Parlament. Sot dua të falenderoj kryetarin e Kuvendit për rolin konstruktiv. Kanë dalë qartë petët e lakrorit kush e do dhe kush nuk e do konsensusin.  PD ka votat gati për të votuar më 21 korrik në parim draftin kushtetues dhe pas rakordimit për 7 ligjet, votimin nen për nen për të gjitha çështje. Nëse nuk zgjidhet sot, i kam bëerë thirrje kryetarit të Kuvendit ta zgjidhim në Bruksel për të shpartalluar komplotin e Ramës ndaj reformës”.

Ilir Meta:

E kam thënë orej kohësh që reforma në drejtësi do të votohet. Ka vetëm një plan, mos mendojnë as plan B, as plan C…Jemi shumë pranë marrëveshjes. Dua të falenderoj edhe z.Basha pasi mendoj se ka qenë mjaft konstruktiv. Janë plotësisht të angazhuar për miratimin e saj me konsensus sipas Venecias. Ditën e enjte në orën 10:00 Kuvendi do të fillojë me këtë cështje dhe dua të siguroj Uashingtonin dhe Brukselin se pavarësisht retorikave këtu, Shqipëria do të hedhë një hap madhor në drejtim të forcimit të shtetit ligjor të luftës kundër korrupsionit vetëm përmes konsensusit dhe sipas Venecias. Nuk mundet të luftohet korrupsioni as me korrupsion dhe as me krim të organizuar. Të enjten në orën 10:00 kuvendi fillon dhe nuk do të mbarojë deri sa kjo reformë të miratohet me konsensus. Askush të mos mendojë se mund të minojë konsensusin. Jam i gatshëm të shkoj me z.Basha në Bruksel. Ajo që pengon është retorika helmuese publike. Aktorët vendas dhe ndërkombëtarë të fokusohen tek “Venecia”.

Nisur nga kjo që na thuhet publikisht nuk është spekullim aspak të konkludohet se: Kryeministri është personi të cilit nuk i intereson konsensusi për reformën në drejtësi, vetëm për një arsye. Edi Rama nuk do të ndajë suksesin e një reforme që i vendos palët moralisht në pozita të barabarta morale përpara zgjedhjeve parlamentare. Pra, një reformë konsensuale është një reformë e të gjithëve. Kjo sjellje, që konfirmohet nga refuzimi i deputetëve socialistë për Qeverinë Teknike, por pa mohuar Zgjedhjet e Parakohshme, është në fakt prova se me reformën kërkohet një avantazh elektoral për shkak se kësaj radhe Edi Rama nuk ka se me çfarë Rilindjeje t’i gënjejë shqiptarët. Është e paqartë nëse Donald Lu po e mbështet këtë lojë, apo po lejon që të përdoret qasja e tij për reformën në këtë drejtim, por prishja e të gjitha takimeve nuk mund të faturohet vetëm në një krah.

Të shihet me vëmendje këmbëngulja e Ilir Metës për të miratuar ME KONSENSUS REFORMËN. Çka do të thotë se deri ditën e enjte dhe gjatë asaj dite, do të konsumohet gjithçka për të transferuar fajin imagjinar për moskalimin e reformës. Një lajm i mirë është ai se të vetmit që në këto momente kanë Propozime Konkrete janë demokratët dhe ky aspekt është çelësi për të shtyrë negociata reale përpara. Meqenëse ka një kërcënim publik të ambasadës amerikane, do të ishte e udhës që takimi i radhës të mbahej i hapu për qytetarët, që kështu të shohin se kush vallë është kundër konsensusit. 

Comments

Submitted by genti (not verified) on

dakort jemi me iden tuaj qe takimet te behen te hapura.mungon edhe nje protagonist tjeter te deklaratat tuaja,qe jane amerikanet ose ekpertet e optad dhe euralius..keta ishin te perfshire te kercenimet e lu..kemi dy qe veretojn njerin variant dhe dy qe veretojne tjetrin..ne humbet rama apo jo eshte nje deduktim i njeanshem ku nga kater opinioni ka dal ne dy forma..diskutime te hapura shume dakort dhe aty gjithsecili vlereson vet dhe dedukton vet

Submitted by P2P (not verified) on

Aha. "Konsensusi heq avantazhin elektoral të Edi Ramës" shkruani. Po reforma ashtu si eshte propozuar nga SHBA dhe EU, cfare avantazhi i heq Bashes dhe Metes? Aq me teper qe per propozimin e Nuland fillimisht ra dakort dhe PD-ja. Pra konsensusi ishte aty, pa avantazh fare per Ramen, deri sa e drodhen "trimat e axhes".

I lutem autorit per nje pergjigje. Falemnderit.

Submitted by redaksia on

Nuk di qe PD te kete pranuar propozimin e Nuland. U lane tri dite kohe dhe Basha te merkuren tha "jo". Propozimi vete u cilesua fitore nga PD pse shtynte me tej negociaten dhe eliminonte termat "vije e kuqe" qe kishte shpikur "Artisti yne ne Tirane". 

Pra nuk e drodhi kush me sa di une. Por nje pergjigje per pyetjen padyshim qe e kam dhe tashme nuk e japim sic e mendojme, por sic e tha i interesuari, shkelqesia e tij, Ilir Meta: 

Me reformen sic e propozon SHBA dhe BE, Berisha dhe Meta humbasin avantazhin e te mosrenit eventualisht ne burg. Dhe me keq: Edi Rama merr frytet. Meqe ra fjala jane te tre per te vendi i pesekateshit, por duhet te jemi ekzigjente per ca hollesi: Sa i perket te dredhures, ketu ka me profesioniste sesa Likja. Mos t'i biem ne qafe kot. 

 

 

Submitted by P2P (not verified) on

Eshte e vertet qe Basha nuk e pranoi asnjehere publikisht kompromisin e propozuar nga VN. U nisa nga deklaratat e meposhtme te ambasadorit Lu, per propozimin e VN dhe reagimin e Bashes, ku une prirem tu besoj me pare nderkombetareve se sa nje politikani shqiptar, kur shkruaja per "dridhjen e Likes".

Rama mund te marr frytet elektorale vetem nese Bashes me perdredhjet e tij apo nga frika para SB, i ngel ne dere kopili i mospranimit te reformes. Basha thote jo per kompromisin e propozuar nga VN dhe EU, por nuk jep asnje arsye pse ai eshte kunder. Edhe nje here, une por besoj dhe shume shqiptare te tjere, sic kane vajtur punet, i besoj me shume nje drejtesie ne duart e te huajve, se nje drejtesie ne duart e politikes shqiptare. Turp eshte, por turpin ne e kemi ngrene me buke prej vitesh!

Jam i nje mendjeje me ju per " te tre per te vendi i pesekateshit'. Po ashtu kam dyshime qe edhe nese reforma miratohet, politikanet tane prape t'ia gjejne anen, e ta bejne ne te pavlefshme ne praktike.
-----------------------
"Sot, Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e diel ndaj Ambasadores Nuland."

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/07/15/lu-e-sfidoj-ramen-dhe-bashe...

“Më 10 korrik, si qeveria ashtu edhe opozita u angazhuan përpara Ambasadores Nuland se negociatat e ardhshme do të bazoheshin vetëm mbi propozimin hibrid, i cili vë në zbatim plotësisht paragrafin 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e OPDAT dhe EURALIUS”, thuhet në njoftim.
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/07/17/reforma-ne-drejtesi-vlahuti...

Submitted by Konsensusi (not verified) on

Ka vetem nje konsensus, dhe ai eshte konsensusi KUSHTETUES, 2/3 te votave te dputeteve.
Te tjerat, jane pordhe syfyri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.