Kampionët e rinj të Europës

Postuar në 10 Korrik, 2016 23:42

Portugalia është fituese e kampionatit europian të futbollit që është zhvilluar në Francë, për herë të parë në historinë e saj. Në finalen përballë Francës organizatore, ekipi portugez ka triumfuar me rezultatin 1:0 me një gol të Eder në minutën ‘109. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me disa raste më shumë nga farnbcezët në pjesën e dytë të kohës së rregullt. Lojtari kryesor i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, ka dalë i dëmtuar nga fusha duke e ekspozuar ekipin e vet ndaj një presioni psikologjik. Gjithsesi, në shtesë goli i Eder ka zgjidhur gjithçka. Ky është titulli i parë për Portugalinë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.