portugalia

Portugalia nuk do t’u japë më shtetësi hebrejve sefardikë

Postuar në 18 Tetor, 2023 15:18

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projekt-ligj që i jep fund ligjit të shtetësisë për pasardhësit e hebrenjve sefardikë (diaspora hebreje në Gadishullin Iberik) që u dëbuan gjatë Inkuizicionit Spanjoll.

Projektligji, i cili mund të hyjë në fuqi më 1 janar, kaloi në diskutimin e parë me mbështetjen e Partisë Socialiste në pushtet pas një debati të ashpër. Më pas do të rishikohet dhe do të amendohet nga Komisioni i Parlamentit për Çështjet Kushtetuese, të Drejtat, Liritë dhe Garancitë.

Portugalia i jep fund skemës së pasaportave të arta

Postuar në 04 Prill, 2023 10:18

Portugalia i ka dhënë fund skemës së pasaportave të arta, 10 vjet pasi e implementoi për herë të parë. Skema, e cila i ka sjellë miliarda euro ekonomisë kombëtare, nuk do të zbatohet më për aplikimet e paraqitura pas 16 shkurtit, ndërsa lejet e qëndrimit për investime do të mbeten efektive, raporton SchengenVisaInfo.com.

Parlamenti i Portugalisë njeh Genocidin Armen

Postuar në 28 Prill, 2019 20:14

Parlamenti i Portugalisë ka votuar më datë 27 prill që të njohë Genocidin Armen, term që përmbledh një seri ngjarjesh tragjike të vitit 1915 në ish-Perandorinë Osmane.

Rezoluta e miratur thekson se: shfarrosja sistematike nga autoritetet otomane drejtuar ndaj pakicës armene në territorin e vet është konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar i historianëve si genocidi i parë i shekullit të 20-të”.

Kampionët e rinj të Europës

Postuar në 10 Korrik, 2016 23:42

Portugalia është fituese e kampionatit europian të futbollit që është zhvilluar në Francë, për herë të parë në historinë e saj. Në finalen përballë Francës organizatore, ekipi portugez ka triumfuar me rezultatin 1:0 me një gol të Eder në minutën ‘109. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me disa raste më shumë nga farnbcezët në pjesën e dytë të kohës së rregullt. Lojtari kryesor i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, ka dalë i dëmtuar nga fusha duke e ekspozuar ekipin e vet ndaj një presioni psikologjik. Gjithsesi, në shtesë goli i Eder ka zgjidhur gjithçka.

Subscribe to RSS - portugalia