Qeveria rikthen importin e mbetjeve, amendon ligjin që ndryshoi 3 vjet më parë

Postuar në 07 Korrik, 2016 10:49

Në Parlament është depozituar disa ditë më parë një projektligj i hartuar nga Ministria e Mjedisit, Shoqatat e Ricikluesve dhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, që lejon importin e mbetjeve, inerteve, në Shqipëri për qëllime riciklimi.

Në relacionin e projektligjit thuhet se nisma është hartuar nga Ministria e Mjedisit, ndërkohë që amendamenti ligjor është depozituar me firmat e tre deputetëve, dy socialistë dhe një deputet i LSI-së. Konkretisht kanë firmosur Eduard Shalsi, kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, socialisti Ervin Bushati dhe deputeti i LSI-së, Bujar Derveni.

Amendamenti ligjor i propozuar nuk bën asgjë tjetër, por rikthen në fuqi dy nenet e shfuqizuara në vitin 2013, në të cilin u vendos se në Shqipëri nuk do të lejohej më kurrë importi i plehrave. Por në nenin 49 të projektligjit, thuhet se në Shqipëri lejohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme apo mbetjeve inerte. Importi i mbetjeve do të lejohet vetëm me autorizimin e ministrit. Propozuesit e nismës ligjore që pritet të diskutohet në Kuvend, e argumentojnë atë me faktin se ndryshimet e ndërmarra nga Qeveria në vitin 2013 e kanë çuar drejt falimentimit industrinë e ricikluesve raporton Panorama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.