Kërkohet monumenti i Skënderbeut në Nish. Kryebashkiaku: “Nuk ka lidhje historike me qytetin. Njësoj sikur në Bujanovc të ngrihet busti i Bruce Lee”

Postuar në 07 Korrik, 2016 15:28

Skënderbeu vazhdon “të hapë” telashe. Kësaj radhe pak më në Veri, në Nish të Serbisë. Jonuz Musliu ka propozuar që monumenti i tij të ngrihet në këtë qytet të Serbisë, por kryetari i Bashkisë së Nishit, Zonar Perisic, citohet nga “B92” se ky propozim është i pavend dhe përbën një sulm politik. “Mendoj se është i pavend. Për aq sa e njoh unë histoinë, dhe e njoh goxha mirë, Skënderbeu nuk ka lidhje serioze historike me qytetin”, thotë ai. Tjetër gjë mendon Musliu, drejtues i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Serbisë sipas të cilit “ndonës enuk ka shqioptarë në Nish, Skënderbeu duhet ta ketë monumentin aty, pasi më 3 nëntor 1443, me 300 kalorës ai shpëtoi serbët nga pushtuesit osmanë”. Është fjala për largimin e tij nga kampi turk duke çuar në humbjen e betejës nga osmanët përballë Huniadit.

Mirëpo ky nuk duket problem kaq i thjeshtë. Pasi siç thotë Perisic nëse ecet me argumentimet e Musliut, do të duhet të zbatohet reciprociteti për monumente analoge në Bujanovc, ku edhe mund të ndërtohet sipas tij edhe ndonjë monument si p.sh një “të Bruce Lee, apo edhe të Donald Duck”.

Çështja ka marrë nuanca politike duke evidentuar ambiciet lokale të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Së fundmi, Këshilli Bashkiak në Bujanovc vendosi që të ndryshojë emrin e sheshit të qytetit, nga “Karagjorgjev” në “Sheshi Skënderbeu”. 

 

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=07&dd=07&nav_id=98549

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.