Sistemi elektronik i Tatimeve gjobit mijëra biznese të vogla

Postuar në 30 Qershor, 2016 17:17

Nga data 22 qershor mbi mijëra biznese të vogla në shkallë vendi sistemi elektronik i Tatimeve ka gjeneruar automatikisht gjobën prej 10 mijë lekësh të reja. Sipas Tatimeve, edhe pse janë të regjistruar në QKR këto biznese duhet të dorëzonin edhe formularin e deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave. Bëhet fjalë për persona fizikë, që kanë vetëm një të punësuar, pra administratorin, ndaj dhe janë gjobitur. Në Drejtorinë e Apelimit Tatimor kanë vërshuar ankimimet nga bizneset e gjobitura, ndërsa avokati i tatimpaguesve ka nisur menjehërë hetimet.  Drejtuesit e Tatimeve i thanë Top Channel se janë duke diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje. Sipas tyre, administrata nuk ka hapësira për të falur gjoba, pasi ato janë të sanskionuara nga ligji. Por avokati i Tatimpaguesve  thotë se regjistrimi  i subjekteve në QKR përbën gjithashtu regjistrimin e njëkohshëm të tyre pranë administratës tatimore, në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe pranë Inspektoratit të Punës. Sistemi ka gjobitur kryesisht tregtarë ambulantë apo persona fizikë me xhiro minimale nën 2 milionë lekë në vit, të cilët nuk kanë njohuri mbi ligjet tatimore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.