Vdes pas sulmit me thikë deputetja britanike, ishte pro qëndrimit të vendit në BE (Foto)

Postuar në 16 Qershor, 2016 18:36

Anglia është shokuar nga ngjarja e kësaj të enjte. Deputetja e Partisë Laburiste, Jo Cox, ndërroi jetë  pasi u qëllua të enjten me armë zjarri, dhe u godit me thikë nga një person në qytetin në Lidsit. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se deputetja 41-vjeçare u qëllua 2 herë herë në trup dhe një herë në kokë, e ndërsa ishte e plagosur në tokë, agresori e goditi me shkelma dheme thikë. Cox u dërgua me helikopter në spital ku humbi betejën me vdekjen.Sipas mediave britanike, përpara se të qëllonte deputeten agresori kishte thirrur “Britania është e para”, çka përforcon pistën se Jo Cox është sulmuar për shkak të detyrës. Policia britanike njoftoi se është arrestuar një burrë 52 vjeç por nuk dha më shumë detaje, ndërsa në media kanë dalë disa foto të cilat mendohet se janë nga momenti i arrestimit të agresorit. Britanikja 41 vjeçare, nënë e dy fëmijëve u zgjodh deputete në zgjedhjet e vitit 2015 dhe ishte një nga figurat më aktive të Partisë Laburiste. Autori u arrestua nga policia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.