Rroshi, 3 mln euro tender për përroin e Leshniqës. Relacioni shpjegues i bashkisë: Janë ndeshur ushtritë e Mark Antonit dhe Jul Çezarit

Postuar në 11 Qershor, 2016 11:01

Një muaj para se të jepte dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Kavajës dhe më pas ta tërhiqte vendimin për t’u dorëhequr, Elvis Roshi rezulton të ketë hapur një procedurë tenderuese prej 3 milion euro, me qëllimin e pastrimit të një kanali kullues, që ndodhet në zonën e Qerretit. Bëhet fjalë për përroin e Leshniqës me gjatësi 2.6 km të gjatë, që shtrihet nga fshati Qerret deri në buzë të autostradës. Në një relacion të firmosur nga kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, ky i fundit tregon dhe një arsye më shumë se pse duhet të bëhet ky tender për pastrimin e këtij përroi, pasi sipas tij pikërisht në këtë vend, janë ndeshur në lashtësi ushtritë romake të Pompeit të Madh, Mark Antonit dhe Jul Çezarit.
Roshi në relacion shkon edhe më tej duke argumentuar se në këtë vend janë ndeshur dy ushtritë, duke ndarë nga Kavaja fatet e botës. Pikërisht për këtë përrua Elvis Roshi në 21 prill 2016 ka hapur procedurat tenderuese, për përzgjedhjen e firmës që do realizojë punimet në këtë projekt, raporton "shqiptarja.com".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.