Vizita e Kotzias, Athina do kushtëzojë kërkesat e Tiranës me integrimin e Shqipërisë në BE

Postuar në 05 Qershor, 2016 11:39

Në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias në Tiranë të dyja palët kanë qartësuar pozicionet e tyre në lidhje me çështjet e nxehta që do shtrohen në tryezën e bisedimeve. Një ditë më parë kryeministri Rama deklaroi si kusht shfuqizimin e ligjit të luftës, ndërsa bëri të qartë se qeveria shqiptare nuk do të negociojë për kufirin detar. "Për të çuar në një fazë të re marrëdhëniet me Greqinë, për të cilat jemi shumë të interesuar, heqjen e ligjit të luftës e kemi kusht"- theksoi kryeministri. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=328305. Ish-ambasadori grek në Shqipëri, Aleksandros Malias thotë në një shkrim për CNN Greek se bisedimet mes dy palëve do të jenë të vështira dhe se Athina duhet të bëjë çmos që të evitojë një front të ri konflikti në rajon, por sipas tij jo çdo gjë varet nga pala greke. "Shqipëria duhet të dëshmojë me veprime se ka vullnetin e duhur, ose që të përdor një term shqiptar, të tregojë se ka "besë"-thekson Malias. http://www.cnn.gr/opinions/arthra/story/34518/ellada-alvania-afinontas-t.... Megjithatë Malias shprehet se nëse Greqia dëshiron të kthehet politikisht në Ballkan, duhet të mos i ketë shqiptarët kundërshtarë të saj.

Nga ana tjetër shtypi i majtë grek thotë se pazari i vetëm që ka në dorë Athina kundrejt kërkesave të shqiptarëve është kushtëzimi për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. http://www.rizospastis.gr/story.do?id=8918795. Nga sa raporton shtypi grek bisedimet gjatë kësaj periudhe kanë vijuar edhe në nivel sekretarësh të Përgjithshëm të dy ministrive të Jashtme dhe të dyja palët kanë treguar interes për të vazhduar dialogun. 

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Me mire jo ne BE, nga frika se nuk do te jape viston Greqia, se sa qeveria jone te leshoje Ligjin e Luftes dhe shitjen e Detit grekerve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.