Po donatorët kush janë? Apo informacion i klasifikuar?

Postuar në 06 Qershor, 2016 15:46

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte sot në Njësinë nr. 5 me rastin e rikonstruktimit të një kopshti, atij “Katër stinët”. Është padyshim një nga punët e mira që Bashkia bën dhe për këtë do falënderuar, ndonëse po bën thjesht detyrën. Veliaj shoqërohej nga deputeti Pandeli Majko dhe në aktivitet kryetari i Bashkisë tha: “Më vjen mirë që teksa i afrohemi 21 qershorit, bëjmë bilancin e vitit tonë të parë në Bashkinë e Tiranës; një bilanc, i cili është fokusuar kryesisht te fëmijët dhe më vjen mirë që për herë të parë në historinë e këtij qyteti, kemi listë pritje dhe radhë të gjata për të regjistruar fëmijët në kopshtet dhe çerdhet publike. Ky është komplimenti më i madh që na japin qytetarët e Tiranës, pasi mënyra se si shërbehet me dinjitet në institucionet publike të qytetit të Tiranës, i sfidon qartazi edhe kompanitë private që janë në këtë fushë”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë tha se zotimi për çerdhet u mbajt dhe se për kopshtet ai po shkon drejt përfundimit.

Është e kuptueshme që për një njeri të politikës një shirit përurimi është moment i mirë. Por njësoj duhen përballur edhe problemet. Para një muaji, kryebashkiaku nuk jepte asnjë përgjigje sqaruese p.sh për kopshtin 31 në zonën e ish-Bllokut, ku punimet për rikontruktimin e tij u ndërprenë dhe cenuan ciklin edukativ dhe kushtet për fëmijët. Por më interesantja: Kryebashkiaku, apo edhe Bashkia, nuk dhanë përgjigje për donatorët. Dhe nuk e kanë bërë këtë as kur janë pyetur në rrugë zyrtare!!!

Edhe sot Veliaj falënderoi donatorët, por ne e dimë, se donatorët kanë një emër. Madje për atë emër japin edhe paratë. P.sh donacione të ndryshme në Tiranë, kanë të shkruajtur qartë donatorin. Vetëm në rastin e Bashkisë së Tiranës ndodh që identiteti i donatorëve është privlegj i kryetarit të Bashkisë, apo informacion i klasifikuar. Pse ndodh kështu? Ndoshta kjo përgjigje që pason e Pandeli Majkos sqaron shumëçka:  “Është bërë një punë e shkëlqyer! Situata me kopshtet dhe çerdhet ka qenë një problem për komunitetin e njësisë 5. Puna flet vetë! Deri dje ishin me lagështirë, sot edukatoret ndihen krenare për këto kushte kaq të mira”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.