Socializmi në çdo rast nuk është zgjidhje

Postuar në 22 Maj, 2016 16:09

Tom Palmer, analist në Institutin Kato dhe zv/president për programet ndërkombëtare në Rrjetin Atlas thotë se Shqipëria nën qeverisjen socialiste po aplikon taksën progresive, një sistem që sipas tij është i komplikuar, largon qytetarët nga vendi dhe ata që qëndrojnë janë gjithnjë në përpjekje për t’ju fshehur taksave të larta, taksa që për më tepër nuk i kuptojnë. “Mendoj se një prej gjërave që duhet zbatuar janë taksat e ulëta, të barabarta për çdokënd në mënyrë që të jenë të kuptueshme. Prej këtij modeli mund të gjenerohen më shumë të ardhura. Duket paradoksale, politikanët nuk mund ta kuptojnë se si kjo është e mundur, por njerëzit janë të prirur të mos i shmangen një takse kur është e ulët, e qarët dhe e lehtë për t’u kuptuar. Kështu që mendoj se taksa e sheshtë është një qasje shumë më e mirë se sa taksa progresive e komplikuar, një sistem taksash që ka tendecë të largojë njerëzit nga vendi" shprehet Palmer për "Abc News".

Spas tij, korrupsioni favorizohet edhe nga filozofia e qeverisjes. "Një burim i madh korrupsioni janë tenderat publikë përmes të cilëve kontratat qeveritare si për shëmbull për ndërtim rrugësh shkojnë tek miqtë e kryeministrit, ministrit të Transporteve etj.. Sinqerisht këto janë problemet kryesore dhe ju duhet të keni ligje të qarta që të mundësojnë 100% transparencë në mënyrë që kushdo që të garojë, tenderin ta fitojë ai që paguan më shumë në shtet. E thjeshtë"- thotë Palmer. Në optikën e tij socializmi në cdo rast nuk është zgjidhje, edhe kur njerëzit në drejtim mund të kenë qëllime të mira. Gjatë prezantimit të librit me esse për liberalizmin, ai tha se edhe njerëz të mirë e inteligjentë mund krijojnë ferrin në tokë dhe si shembull mori atë që qeverisja socialiste po i bën një vendi si Venezuela.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.