Aksidenti i Kavajës/Flet nëna e Sokolit dhe Aliçes. Asnjë fjalë nga "memeci" Haxhinasto

Postuar në 19 Maj, 2016 19:05

Silva Negollari, nëna e fëmijëve që humbën jetën në aksidentin e Kavajës, ka folur në një intervistë për "AbcNews". "Thotë se çdo gjë ndodhi befasisht. Ajo thjesht hapi krahun e një tjetri mjeti, por hekurat e anësores, e përfshinë makinën mes për mes. Udhëtimi që i ndryshoi përgjithmonë jetën familjes Negollari, u bë pas insistimit të fëmijëve. Dy netë me radhë, dy më të rriturit, duke qarë kishin këmbëngulur që nëna e tyre t'i çonte në Rrogozhinë. Për ta ishte udhëtimi i fundit. Kaq mundi të fliste Silva Negollari e cila u ndërpre nga bashkëshorti Sokoli. Ai nuk pranon asnjë kamera. I zhytur në dhimbje, jashtë saj thotë, se çdo fjalë është e tepërt, pasi asgjë s’mund t’ia kthejë me fëmijët. Ai beson ende se të vegjlit e tij mund të ishin gjallë nëse rruga do të ishte e plotësuar me elementet e sigurisë. Por megjithatë nuk do të merret nëpër dyert e gjyqeve. Nëse ka fajtor le të flasë drejtësia", raporton "AbcNews".

Sokol dhe Aliçe Negollari nuk janë më. Për një fat të keq natyrisht, një pakujdesi, por sidomos për një akt korruptiv për të cilin ka përgjegjësi Edmond Haxhinasto, i cili sot nuk denjon të thotë asnjë fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.