Berisha “shpëton” Interforzan: "Pajisja e përgjimit ka hyrë në thyerje të marrëveshjes ndërshtetërore me palën italiane”

Postuar në 18 Maj, 2016 14:46

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar më tej sot duke ofruar “informacione të sigurta” siç i quan ai, për pajisjen e përgjimit që pretendohet se operon në Shqipëri në kushte antiligjore. Madje, Berisha shkruan në Facebook, se pajisja ka hyrë dhe përdoret “...ne thyerje flagrante te ligjeve te vendit dhe marreveshjes ndershteterore me palen italiane”, duke nxjerrë kështu jashtë “përgjegjësisë” misionin Interforza dhe palën italiane. “Te dashur miq, burime te sigurta informojne se pajisja me te cilen manjaku Edvin Shullazi, ka pergjuar qe nga fillimi vitit kundershtaret politik dhe te tjere, ka hyre ne Shqiperi ne menyre private ne thyerje flagrante te ligjeve te vendit dhe marreveshjes ndershteterore me palen italiane, ne kundershtim me cdo destinacion ligjor dhe kushtetues te saj. Futja e pajisjeve te tilla ne Shqiperi mund te behet vetem ne perputhje me ligjet e vendit dhe per destinacion te percaktuar dhe te verifikueshem qarte. Policia nuk mund te kete kurre nje pajisje te tille pa lejen me shkrim te prokurorise dhe per destinacionin e mire percaktuar po nga prokuroria, pra per personat apo grupin kriminal qe pergjohet! I bej thirrje prokurorise se shtetit te bashkrendoje punen per nje hetim te plote dhe te gjithanshem te ketij skandali te Edvin gejit!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se emri i Edi Ramës dhe i Sali Berishës nuk figuronte në listën e bërë prezente nga ky i fundit ditë më parë. 

Comments

Submitted by Syri i Trete (not verified) on

I ka shptu nje laps edhe doctorrit
Nuk shembellen me bojaret qe vuri ne xhep EdiRama ne pariz, por ka lidhje me te
Sali Berisha ka te drejten e vete ta rilinde eskandalin e "Water-Gate" qe lexohet "Uoter Gejt", por po keshtu "Skandali i Edvin Gate", do duhet lexuar Edvin Gejt, jo Edvin Geji, sic eshte transkriptuar ne shqipen e Djathte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.