Greqia, pro një roli të Rusisë në sigurinë europiane dhe përballë Turqisë. Një qasje që kushtëzon edhe raportet Shqipëri-Greqi

Postuar në 16 Maj, 2016 05:32

Greqia duket se po rishikon shumëçka nga pozicioni dhe roli i saj brenda Bashkimit Europian, sidomos sa i përket çështjeve të sigurisë. E prekur rëndë nga kriza e emigrantëve dhe e lënë për një kohë të gjatë e vetme përballë saj, Athina zyrtare po del me propozime që e risjellin atë në prononcimin tradicional si një shtet që “dëshiron të mirëkuptojë interesat ruse”. Në një intervistë për gazetën e djathtë “Kathimerini”, ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias ka mbrojtur ndër të tjera idenë e “një arkitekture të re sigurie për Europën”, brenda së cilës duhet “inkorporuar edhe Rusia”. “Pavarësisht shumë problemeve të shumta që tensionojnë raportet mes Perëndimit dhe Rusisë, ne duhet të gjejmë rrugë për të biseduar dhe komunikuar. Nuk është rastësi që edhe SHBA po diskuton me Moskën për një seri problemesh themelore me të cilat përballet bota”, tha Kotzias në intervistën në fjalë.

Ideja e një arkitekture të re për sigurinë është propozuar disa herë nga ministri aktual i Jashtëm, Sergei Lavrov, që në kohën e ndërhyrjes ruse në Gjeorgji në vitin 2008. Për Rusinë incidente si ai i Gjeorgjisë pasqyrojnë probleme strukturore të kuaadrit aktual të sigurisë që duhet rishikuar. Rusia nuk e ka fshehur asnnjëherë interesin për të qenë pjesë e marrëveshjeve europiane për sigurinë, por nga një pjesë e Perëndimit, ajo është mohuar për t’i dhënë prioritet marrëdhënieve transattlantike.

Propozimi i hapur i Greqisë në këtë drejtim, mundet të sinjalizojë një ndryshim jo pa rëndësi për rajonin tonë. Kjo sepse, Kotzias ka shprehur shqetësime për situatën në Turqi, ku sipas tij “ka një luftë për pushtet”. Ikja e kryeministrit Ahmet Davutoglu i mohon perëndimit një bashkëbisedues të mirë, ndërkohë që në fushën e mbrojtjes, situata në Egje është e paqëndrueshme dhe për ministrin e jashtëm grek, nuk “përjashtohen incidente të nxehta”, “edhe për shkak të ndonjë gabimi”. “Turqia është sot më e tensionuar sesa në të shkuarën. Greqia duhet të qëndrojë vigjilente që të mos bëhet pjesë e problemit, diçka që disa qarqe në vendin fqinj e shpresojnë...Nëse nuk tregohet kujdes, mund të ndodhë ndonjë incident serioz, edhe gabimisht. Ndonëse ne po informojmë NATO-n dhe BE-në mbi provokimet e Ankarasë, jemi të vendosur që të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial”, shtoi Kotzias(http://www.ekathimerini.com/208657/article/ekathimerini/business/turkish...).

Këto konsiderata të ministrit të Jashtëm grek prekin edhe interesat e Shqipërisë që është afër kësaj zone. Kotzias po flet për një situatë para lufte sa kohë kujton se “Greqia do të mbrojë sovranitetin” nëse Turqia do të ndërmarrë ndonjë iniciativë. Para disa ditësh opinioni shqiptar u njoh me një propozim të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila gjatë vizitës së fundit në Gjermani, deklaroi se Shqipëria ka kërkuar pjesëmarrje në operacionet në Egje. “Një çështje e dytë të cilën e njoftoi ministrja në intervistën e saj është nisja e aktivitetev patrulluese të NATO-s në Egje, ku pretendon të marrë pjesë edhe Shqipëria. “...NATO ka vendosur, me propozim të ministres gjermane von der Leyen në një nga samitet e BE-së, të jetë prezente me anije ushtarake për menaxhimin e ujërave, sidomos atyre të Detit Egje. Shqipëria ofrohet me mjetet e saj lundruese që do të kenë një kohë të caktuar qëndrimi bashkë me anijet e tjera të vendeve të NATO-s. Ky propozim u mirëprit nga ministrja dhe besoj se ekspertët teknikë do të ulen e bien dakord për mënyrën si do të procedohet. Pjesëmarrja në këtë projekt e nderon Shqipërinë, e nderon Ministrinë e Mbrojtjes, qeverinë shqiptare dhe Forcat tona të Armatosura”, tha ministrja(http://www.respublica.al/2016/05/12/kodheli-në-gjermanizona-rreth-serbisë-e-pasigurtë-kurse-maqedonia-ka-ende-rrugë-për).

Nuk dihet se çfarë mbetet për Frontex në kushtet kur Egjeu po kalon në situatë të tensionuar ndërshtetërore dhe kur një ministër i huaj, si ai grek, flet për mundësinë e “gabimeve”, apo “incidenteve të rënda”. Apo kur Turqia, që ka çelësin e frenimit të valëve migratore nga Lindja e Mesme, e ka prishur marrëveshjen me BE-në.

Sikurse në një botë të ndërlidhur, disa hollësi nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Kotzias zbulon deri diku një zgjedhje të Rusisë si partner më i afërt në çështjet e sigurisë kundrejt konfrontimeve eventuale me Turqinë, tek e cila po shohin të gjithë edhe faturën e veprimeve të presidentit Erdogan. Shqipëria ka një tjetër qasje dhe pozicion. Kjo duket edhe në faktin simbolik se në një ceremoni familjare, si ajo e dasmës së vajzës së tij, ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, shenjë e qartë e një miqësie që ndikon edhe në marrëdhëniet shtetërore. Por kjo u kumtua me tjetër domethënie me votën e Shqipërisë për Palestinën, që ishte kundër ShBA-së formalisht.

Ndaj nuk është pa sens të pyetet: a ka rrjedhime marrëdhënia specifike që kryeministri shqiptar ka me presidentin turk Erdogan, në raportet me vende të tjera, përfshi edhe Greqinë? Sidoqoftë e vërteta, kjo mund të ishte logjikisht një arsye e ftohjes së madhe të tyre. Shqipëria gjithashtu ngjan se e sheh ndryshe situatën e sigurisë nga Athina dhe sugjerimet e saj për Rusinë, edhe për shkak të marrëdhënies me SHBA, sidomos në pranimin e 3000 muxhahedinëve iranianë, një marrëdhënie e panegociueshme deri më tani dhe pa alternativë.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

I lexoj me interese keto lloj anailzash qe publikohen ne ResPublika, qe un e pergezoj dhe e falnderoj.

Para se te futem ne marredhanjet dhe interesat e vendeve te vogla, duhen analizue interesat e vendeve te mdha sepse ato ne fakt percaktojne levizjet edhe te vendeve te vogla.

Katu ne Europe jan ne loje tri forca te mdha: Rusia, Bashkimi Europian dhe Shetet e Bashkueme.
Rusia ka interese te lidhet me Bashkimim Europian si dhe BE-ja me Rusine. Por gjithmone ne ekuiliber pa pase asnjena supremaci mbi tjetren. Ne rast te kundert po qe se njena merr supremaci mbi tjetren, atehere ajo bahet e rrezikshme dhe e frigshme. Raport, por me ekuiliber.

Nga ana tjeter USA, si nji shtet i forte botnor, ka interese bashkepunimi me BE-n kundra rivalit Rusi. USA mban raportet me BE-n por don qe BE-n ta kete aleat duke e mbajte nen sjetull. Edhe ketu duhet aleanca, por gjithmone me nji fare ekuilibri. Por USA nga a na e saje ban marreveshtje te veta me Rusine pa e pyet BE-n.
Kashtu ne qofte se njena nga keto tri forca Rusi, BE dhe Usa kerkon supremaci ndaj te tjerave, ateher siguria e sidomos Rusise dhe e BE-s vehet ne diskutim. Kjo asht arsyeja qe duhen mbajte ekuilibrat politiko-ushtarak. Ne rast prishjes se ekuilibrit ateher shkohet ne perdorimin e rezikshem te forcave.

Historikisht Europa e perçar dhe duke patur frike nga Rusia e madhe, ka lejue (ose perdorue) Turqine Osmane te futet ne Ballkan per pese shekuj rresht per te pase aty nji ekuliber ne mes Rusise dhe Turqise dhe ne kete menyre te mos rrezikohej Euroa. Kur turqit arriten deri ne dyert e Vjenes europiant e gjeten rrugen e perbashket dhe e zmbrapsen turqine ne Ballkan.

Sot amerikant jane duke perdore Erdoganin si pyke qofte ne zonen e naftes arabe, qofte edhe ne Ballkan kundra Rusise dhe faktikisht edhe kundra aleatit Europe per ta pase aleat nen-sqetull.

Duke mos qene realisht ende nji shtet unik i BE-s, ajo nuk mund ti garantoje as vehtes e as ballkansve sigurine europiane ku fusin hundet amerikant. Ne kete emnyre shtete sllavo-ortodokse ballkanike me te drejte do te kerkojne, si gjithmone shekullarisht, mbrojtjen e Rusis sllavo-ortodokse. Preokupimi grek asht logjik dhe jashtezakomìnisht i matun, i ekuilibruem edhe ndaj BE-s.

Po Shqipnia o ne pergjithesi shqiptart ç'fare qendrimit mbajne ?

Shqiptart kane qene populli me situaten ma te dobet ne Ballkan ku kan pase shekullarisht kercnime nga sllavt dhe te pushtuem nga turqit.

Ne qofte se shqiptart ndjekin sot qe jane ne NATO, nji politike muslmane, sepse shumica nga kristjan u bane musliman, dhe per kete zgjedhin rrugen e aleances me turqit, sidomos te Erdoganit, atehere ato do te pererisin gabimin fatal te kene nen shpinde popujt e tjere te Ballkanit. Pra edhe pasojat e kesaj aleance qe u vertetue se i qoi ne coptimin e trojeve te tyne. Ne fakt shqiptart jane te perçare nga kjo pikpamje; disa done Europen dhe te ardhmen europiane, ndera te tjere ato te truqizuarit kan tendencen e aleances me Turqine muslimane duke mbete gjithmone nen sqetullen e Turqise, e cila ne fakt lidhe raporte te mira me Serbine. Gabim si gjithmone.

Simbas mendimit tim mentaliteti turko-musliman po e damton rande gjendjen aktuale dhe te ardhmen e shqiptarve qe jetojne ne trojet shqiptar. Keto le ta zgjedhin vete rrugen qe done.

Ndersa shqiptart qe kan emigrue jasht trojeve shqiptare e kan zgjedhe tashma rrugen e vet te pakethyeshme te perparimit europian dhe po japin prova te shkelqyeshme te inserimit te tyne ne BOTEN E PERPARUEME.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.