Dorëhiqet nga BBC-ja për shkak të raportimit të njëanshëm të luftës në Siri

Postuar në 07 Maj, 2016 12:57

Disa media ndërkombëtare po i bëjnë jehonë dorëheqjes së një gazetareje me origjinë siriane që drejtonte një emision në BBC. Sipas gazetares Dima Izzedin, largimi nga puna në këtë televizion të njohur vjen për arsye të raportimit jo të drejtë mbi ngjarjet në Siri, që sipas saj kanë pasqyruar paragjykime. “Standarded e adoptuara nga ky institucion i madh supozohet të jenë më të lartat, që e bëjnë atë të parënnmes mediave, por ky nuk është rasti. Fatkeqësisht, këto standarde nuk aplikohen më siç duhet...Raportimi mbi atdheun tim të plagosur na ndanë”, citohet statusi i gazetares në Facebook.
Në mbështetje të këtij qëndrimi referohen shumë aktivistë, sipas të cilëve BBC-ja hapur po riprodhon narrativën e regjimit të Assad për zhvillimet në Siri. Nën akuzë për raportime të njëanshme ka patur edhe ndaj korrespondentit të BBC-së, Assaf al-Aboud, që raporton përherë mes trupave të ushtrisë së rregullt siriane. Ka madje njerëz të angazhuar për çështjet e medias që duke analizuar raportimet e BBC-së për vitin 2015 deklarojnë se portretizimi i saj për jetën nën qeverinë e Assad, është më pozitiv sesaa lajmet apo portretizimi i BE-së. Ndodh edhe kështu.

https://www.alaraby.co.uk/english/news/2016/5/3/syrian-anchor-resigns-af...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.