Kundër "shpëtimtarit" Ilir Meta

Postuar në 03 Maj, 2016 10:47

Heshtja e LSI-së për ngjarjet e fundit që lidhen me arrestimin e Emiljano Shullazit, të denoncuar fillimisht nga ish-kryeministri Berisha kanë shtuar hamendësimet se mes Berishës dhe Metës ka një politikë mirëkuptimi në distancë. Pikëpyetjet mbi lidershipin e Lulzim Bashës dhe pavarësinë e vendimeve të tij reflektohen edhe në shqetësimet e disa prej eksponentëve të PD-së që shohin një dritare të hapur komunikimi me LSI-në. Deputetja demokrate Majlinda Bregu e përjashton në çdo rast një bashkëpunim të PD-së me LSI-në duke e cilësuar atë si krejt të pamoralshëm. Në një intervistë në Klan Kosova, Majlinda Bregu thotë se askush nuk i ka dhënë të drejtën PD-së të bëjë aleancë me LSI-në. “Morali politik është pornografi politike. Do të ishte i pafalshëm flirtimi me LSI, nuk i jep askush të drejtë PD-së për të bërë aleancë më Ilir Metën. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është që të konsolidojmë elektoratin tonë kah qendra e djathtë. PD ka një mision të ngritjes së saj dhe kjo nuk mund të kalojë duke parë Ilir Metën si shpëtimtar"-deklaroi Bregu.

Comments

Submitted by Filip SCUTARI (not verified) on

Majlinda Bregu, eshte intelektuale me integritet moral e profesional, dhe si e tille, eshte me KARAKTER absolut, ndaj lakejve t tjere te kesaje partie.
Eshte fatkeqesi qe ne PD, jane te rralle figura te tilla politike si xonja ne fjale.
Sikur drejtimi i kesaje partie, te kaloje nen Majlinda Bregun, automatikisht, ne menyre automatike, minimalisht elektorati do te shtohej me 20 deri 25 % me shume, mbasi tek figura e kesaje zonje, njerezit shohin SHPRESE.
Tek Lul Basha, njerezit nuk shohin asnje rreze shprese. Tek Lul Basha, shohin vetem interesat e families Berisha dhe te interesat e tija personale nga pronat e vjedhura nga ish VEFA.
Te shpresojme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.