ALBtelecom mbështet Autoritetin Rrugor Shqiptar për ndriçimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan

Postuar në 20 Prill, 2016 18:22
Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ALBtelecom, në kuadër të projekteve të përgjegjësisë sociale të korporatës, mbështet institucionet publike dhe bashkëpunon me ta në projekte të ndryshme. Kohët e fundit, ALBtelecom ka mbështetur Autoritetin Rrugor Shqiptar në projektin e ndriçimit të hyrjes së autostradës Tiranë-
 
Elbasan. Ndriçimi i një segmenti prej tre kilometrash është përfunduar në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ky segment mes Saukut dhe Tirana East Gate, është edhe hyrja e Tiranës për të gjithë vizitorët që vijnë në Tiranë nga pjesa lindore e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë.
 
Kryetari i Bordit të ALBtelecom, Z. Giuseppe Farina tha se “ALBtelecom është mjaft i kënaqur për mundësinë e bashkëpunimit me ARRSH-në dhe Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Ne kemi rrjetin më të gjerë fiks dhe më të madh të infrastrukturës me fibra optike në Shqipëri, të instaluar në rrugët kryesore për ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit. Duke qenë operatori më i madh në Shqipëri për sa u përket shërbimeve dhe ofertave, ne jemi më të përgjegjshëm për rolin tonë që kemi në zhvillimin e vendit. Ne do të vazhdojmë me këto projekte që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe gjithashtu do të mbështesim agjencitë publike për të sjellë standardet më të fundit”.
 
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Z. Edmond Haxhinasto, duke falënderuar ALBtelecom për mbështetjen, ka vlerësuar projektin si shumë të rëndësishëm. Gjithashtu ai i ftoi kompanitë e tjera të bashkëpunojnë me agjencitë publike të Ministrisë.
 
ALBtelecom ka rrjetin backbone me fibra optike më të gjerë, më të standardizuar dhe më të sigurt në sistemin “Ring” në Shqipëri, i cili mundëson shërbimet më të mira të internetit për operatorët e tjerë dhe gjithashtu shpejtësi interneti deri 1Gbps nëpërmjet teknologjisë GPON për çdo klient. ALBtelecom është ofruesi më i madh i internetit dhe kjo kompani ka lidhje me fibra optike me Italinë, Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë. ALBtelecom ndjek nga afër teknologjitë më të fundit në tregun global. Rrjeti i fiks Next Generation Network (NGN), kombinuar me shërbimet e lëvizshme të Eagle Mobile në Shqipëri, mundëson ofrimin e kapaciteteve më të larta të transmetimit të të dhënave, si dhe shpejtësinë më të lartë të internetit në vend.
 
Infrastruktura e ALBtelecom, veçanërisht rrjeti i Fibrave Optike mund të përdoret nga Autoriteti Rrugor (ARRSH) dhe agjencitë e tjera shtetërore për shërbimet që mbështesin menaxhimin e trafikut rrugor, etj.
 
ALBtelecom është e vetmja kompani që ofron gamë të gjerë të shërbimeve nën konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet e telefonisë fikse dhe të lëvizshme, internet, ALBwifi dhe WiFi në publik zona, televizion, shërbime Cloud etj

Comments

Submitted by Soni (not verified) on

ALBTELECOM GJITHMONE KA BERE INVESTIME NE BASHKEPUNIM ME QEVERINE. MUA ME PELQEJNE OFERTAT E EAGLE.

Submitted by Vladi (not verified) on

Ju mire beni qe investoni po shpresojme mos ti thyejne dritat se shqiptaret vetem per te prishur jane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.