Zakoni i kërcënimeve në zgjedhjet universitare/Kandidati për universitetin Mjekësor, Bara, referon një rast të dytë

Postuar në 17 Prill, 2016 13:11

Rasti i kërcënimit me jetë të kandidatit për rektor në universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, ka hapur debate të mëdha, për cilësinë e zgjedhjeve, lirinë në to dhe sidomos për llojin e akademikëve që i japin tituj njëri-tjetrit, por nuk mungojnë të përdorin instrumente të errëta për të marrë një karrige. Kandidati për rektor në Universitetin Mjekësor të Tiranës, Petrit Bara, thotë në një intervistë për “Ora-News” se ky nuk është rasti i vetëm, ndonëse në rastin e tij, bëhet fjalë për kërcënime nga politika. “Dekania e Fakultetit të Infermierisë që garon, dy që janë, njëra ankohet për njërën dhe Apeli e heq dhe e çon për gjykim në Gjykatën Administrative. Nuk është rast si ky i kërcënimeve, por një kërcënim është kur të heq nga gara padrejtësisht. Qëllimi jonë i rektorëve dhe i imi personalisht është që të japim një shembull unikal për bërjen e zgjedhjeve edhe ne rektoratin tjetër. Jo të kërcënohemi nga këto”, tha Bara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.