Fshehja e pasurisë, ministri bie nga froni

Postuar në 15 Prill, 2016 11:34

Ministri i Industrisë dhe Turizmit të Spanjës Jose Manuel Soria dha dorëheqjen pas skandalit të Panama Papers. Ky është viktima e dytë e rrjedhjeve që nxorën në dritë se si liderë nga e gjithë bota fshihnin të ardhurat në të ashtuquajturat parajsa fiskale.
Më herët dorëheqjen e dha kryeministri i Islandës.
Soria dha dorëheqjen të premten pasi shpjegimet e tij kontradiktore ndezën një skandal mbi lidhjet me një kompani offshore listuar në rrjedhjet e Panama Papers. Soria iu nënshtrua një kontrolli gjatë kësaj jave mbi përfshirjen e tij në këto publikime.
Një ditë më parë Vladimir Putin tha se zbulimet e “Panama Papers janë të vërteta, por nuk e implikojnë atë. “Sa do e çuditshme të duket, informacioni është i saktë. Kam përshtypjen se kjo nuk u përgatit nga gazetarët, por avokatët për nga mënyra që u prezantua. Dhe praktikisht nuk akuzohet asnjëri për asgjë dhe kjo është e gjitha. thjeshtë po përpiqen të shkaktojnë konfuzion duke thënë se disa nga miqtë e mi janë të përfshirë në biznes dhe se disa nga parat e tyre në kompanitë offshore i përkasin zyrtarëve, përfshirë presidentit”, tha Putin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.