Zhbllokohen eksportet me Maqedoninë

Postuar në 11 Prill, 2016 14:30

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bëri me dije se janë zhbllokuar eksportet me Maqedoninë. Sipas tij, kamionët e bllokuar do të lejohen që të kalojnë, duke shtuar se ndalimi i tyre në kufi është bërë pa ndonjë shkak. Panariti tha se shpreson që këto raste të mos përsëriten më. Më herët ministri i Bujqësisë ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore. Në një bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.