Transparenca për monumentet

Postuar në 07 Prill, 2016 11:56

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka justifikuar në këtë mënyrë mungesën e tranparencës për projektin e dhënies me qira të monumenteve të Kulturës. "Më lejoni gjithashtu të sqaroj se ky akt, pra një udhëzim, nuk përfshihet në aktet ligjore apo nënligjore, të cilat i nënshtrohen ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”. Në këtë rast jemi në zbatim të ligjit të trashëgimisë kulturore dhe për këtë qoftë ligji special, qoftë ligji për njoftimin dhe konsultimin publik nuk parashikon ndjekjen e procedurave apo konsultime me publikun për aktet administrative me karakter normativ siç janë urdhrat apo urdhëresat. Pra, jemi në kushtet kur zbatojmë frymën e parashikimeve të ligjit në fjalë. Konsiderohet se këto faza të hartimit të këtij projektakti janë të ezauruara me hartimin dhe miratimin e ligjit të trashëgimisë kulturore.
Megjithatë, që kur është firmosur udhëzimi, është botuar në faqen e saj zyrtare të internetit ku është edhe sot e kësaj dite, dhe më pas e ka botuar me iniciativën e saj edhe në Fletoren Zyrtare"- është shprehur Kumbaro në një intervistë për Gazeta Shqiptare. Sipas saj pazari i Korçës është një formë rijetëzimi i qendrës historike, e cila pasi u restaurua falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me fondacionin e sipërpërmendur, do të monitorohet ngushtësisht nga MK dhe IMK në partneritetin e bashkisë me bizneset që do të zhvillohen brenda monumenteve

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.