Ankesat e investitorëve të huaj, propozohet “Ombudsman” për biznesin

Postuar në 28 Mars, 2016 11:06

Shqipëria ka numrin më të madh të ankimeve nga investitorët e huaj, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, gjë e cila po i shkakton një kosto të lartë shtetit si dhe po ndikon në perceptimin e sipërmarrëvesve të huaj mbi klimën e investimeve në vend. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertë të Bankës Botërore, shqetësim të cilin e kanë bërë prezent gjatë një takimi me një grup ndërministror. Për këtë arsye në takimin e fundit të Këshillit të Investimeve, eksperti i BERZH, Juraj Strasser ka prezantuar idenë konceptuale për ngritjen në Shqipëri të institucionit të “Ombudsman-it” të biznesit, ide që është diskutuar me qeverinë shqiptare dhe Bankën Botërore raporton gazeta "Shqip". Qëllimi i avokatit të biznesit do të jetë të rishikojë çështje individuale për t’u investiguar dhe trajtuar si dhe të ofrojë rekomandime mbi ndryshime sistematike që po ndodhin në legjislacionin e beznesit. Kjo ide është pritur mirë edhe nga komuniteti i biznesit që  ka kërkuar të jetë ai që do të zgjedhë avokatin e biznesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.