I preferuari i Hitlerit, Otto Skorzeny, u kthye në atentator të Mossadit izraelit pas Luftës

Postuar në 27 Mars, 2016 21:22

“The Forward”, një gazetë e vjetër amerikano-hebreje, publikon sot një shkrim-dossier lidhur me Otto Skorzenyn, një nga komandot më të njohur të Luftës së Dytë Botërore, njeriu që shpëtoi Musolinin nga izolimi dhe që u gradua dhe dekorua personalisht nga Adolf Hitleri. Skorzeny ishte austriak, ai u bë pjesë e Partisë Naziste dhe aderoi në Wafen SS, një forcë ushtarake e partisë, por historia e tij e pas Luftës ngjan të jetë shumë më intriguese. Të paktën sipas gazetës në fjalë, e cila shkruan se Skorzeny u bë pjesë e Mossadit izraelit, ose punoi për të me detyra të likujdimit fizik të njerëzve të ndryshëm që shërbimi i Izraelit i vlerësonte si të rrezikshëm.  Ka qenë i njohur fakti se Skorzeny u përfshi me Mossad-in, ndër shumë shërbime sekrete të botës me të cilat ai bashkëpunoi, por është e re e dhëna se ai ishte pjesë e atij që njihet si operacioni “Damokleu”(https://en.wikipedia.org/wiki/Operation_Damocles ).

Vrasja më e njohur që i atribuohet Skorzenyt për llogari të Mossadit është ajo e shkencëtarit gjerman, Heinz Krug, që gjatë luftës kishte qenë pjesë e grupit “Peenemünde” nën drejtimin e të mirënjohurit Wernher von Braun. Krug mori një ofertë nga von Braun që t’i bashkhej programit kërkimor në SHBA, por ai zgjodhi programin raketor të Egjiptit, ku punonte profesori i tij, Wolfgang Pilz. “The Forward” shkruan se të dhënat për këtë sekret që qëndron në arkivat e Mossadit janë dhënë nga oficerë të shërbimit në fjalë, por që kanë dashur të ruajnë anonimatin. Skorzeny ishte rekrutuar tashmë nga Mossadi në Spanjë ku strehohej, kur në vitin 1962 ekzekutoi Krug. Ky i fundit, i shqetësuar nga telefonta dhe kërcënime, pse punonte për programin egjiptian, iu drejtua vetë Skorzenyt, nisur nga kredencialet e tij gjatë Luftës, por me sa duket u drejtua në adresën e gabuar.

Ngjarja ndodhi në Munich dhe pasi Skorzeny shtiu mbi Krug, një ekip prej tre vetash, agjentë të Mossad, asgjësuan trupin, e dogjën me acid dhe e varrosën në një gropë me gëlqere. Treshja që orkestroi këtë akt ka në përbërjen e vet dy njerëz shumë të njohur, ose që u bënë të njohur më vonë: Yitzhak Shamir, asokohe drejtor i Njësisë së Operacioneve Speciale të Mossad, më vonë kryeministër i Izraelit,  Zvi “Peter” Malkin, gjurmuesi i Adolf Eichman në Argjentinë dhe më vonë piktor në Neë York. I treti në distancë si supervizor i operacionit, Yosef “Joe” Raanan, drejtuesi i Moassadit në Gjermani. Gazeta shkruan se ideja e rekrutimit të Skorzenyt në vend të likujdimit të tij ishte e kreut të Mossad-it, Isser Harel.

Pati disa arsye që heroi gjerman i Luftës, përgjegjës edhe për operacione spekatkolare si ai i rrëzimit nga pushteti në vitin 1944 i diktatorit hungarez, Admiralit Miklos Horthy, ktheu drejt bashkëpunimit me izraelitët. Sensi i aventurës, pendimi sipas analistëve psikologë, ishin disa aryse që mbeten hipotetike. Për dokumentimin final të  këtij bashkëpunimi do të duhen pritur të hapen arkivat izraelite por “The Forward” jep edhe një hollësi që lidhet me funeralin e Skorzenyt në vitin 1967, asistuar nga veteranë nazistë dhe me këngë të kohës së Hitlerit. Një pjesëtar i trojkës së Munihut asistoi në varrim, Raanan, i cili siç shkruan gazeta shkoi në varrim pa lejen e shërbimit.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.