Drejtori i Beqajt, procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës, lekët në xhep

Postuar në 27 Mars, 2016 12:02

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinierit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për falsifikim të dokumeneave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.
Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar fillimisht me masën e sigurimit “arrest në burg”, e cila u ndryshua nga Gjykata e Apelit në “detyrim për paraqitje”. Godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll, ishte rikonsturktuar në mënyrë të plotë në vitin 2011, dhe mbikëqyrës punimesh ka qenë pikërisht shtetasi Panajot Pilani. Valent Nallbati, ka bërë kërkesën për çelje fondi dhe ka nisur një procedurë prokurimi, krejtësisht të panevojshme, për të kryer punime të cilat dukshëm janë të kryera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.