Misioni i përbashkët Rusi-BE në Mars

Postuar në 14 Mars, 2016 15:53

Europa dhe Rusia ndërrmorën misionin e përbashkët për të zbuluar  gjurmë jete në planetin Mars. Qëllimi i tyre është për të hedhur dritë mbi praninë e Metanit, nëse ai vjen nga burime gjeologjike apo biologjike. Raketa që mbante satelitin, e quajtur “Exo Mars” Trace Gas Orbiter (TGO) u lëshua nga Kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, në orën 09:31 minuta.  Asaj do t’i duhen të paktën 10 orë kohë për ta vendosur satelitetin në trajektoren e duhur, drejt planetit Mars dhe nje udhëtim prej 500 milionë kilometrash. Sinjalet e para priten rreth orës 23:28 minuta, për të vijuar më pas misionin 7 mujor në “planetin e kuq”. Nëse gjithcka shkon ashtu sic është parashikuar, Agjencia Europiane e Hapsirës  dhe Roscosmos do të dërgojnë në planetin e kuq, një sondë, e cila do të gërrmojë në sipërfaqe, që parashikohet të ndodhë në vitin 2018.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.