Erdogan betohet se do të gjunjëzojë terrorizmin

Postuar në 14 Mars, 2016 11:18

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan u zotua se “do të gjunjëzojë” terrorizmin pas sulmit në Ankara, ku humbën jetën 37 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Mes viktimave është edhe kamikazi i dyshuar.Një autobombë shpërtheu në orën 18:41 të së djelës, pranë një stacioni autobuzi, në Parkun Gyven, në lagjen Kizilai, një nga nyjet e rëndësishme të transportit në kryeqytetin turk. Përmes një deklarate, presidenti turk tha se “grupet terroriste po vënë në shenjestër civilë sepse e kanë humbur betejën me forcat e sigurisë”. “Populli ynë nuk duhet të shqetësohet, beteja kundër terrorizmit, pa mëdyshje do të përfundojë me sukses dhe terrorizmi do të gjunjëzohet”.Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin në Ankara, por dyshimet e qeverisë bien mbi Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.