Të lahesh një herë në javë nuk është edhe aq keq. Ose kështu po thonë...

Postuar në 10 Mars, 2016 03:34

Të lahesh një herë në javë është ekonomike dhe aspak johigjenike. Zakoni i njohur i shqiptarëve  që dolën në demokraci në vitin 1990, duket se ka fituar mbështetës në kohën tonë, kur flitet për kosto, ndotje, ngrohje globale, shpërdorim burimesh etj.. Ka që bëjnë thirrje për rikthimin e këtij zakoni, që në vitet ’60 ka qenë i përgjithshëm në Europë. Të paktën kështu shkruan Donnachadh Mçarthy në një opinion në britaniken “The Guardian”, i cili teksa kujton kohët e “larjes një herë në javë”, shton se “nuk mbaj mend që ndonjë erë e tmerrshme trupi” si pasojë e këtij zakoni.  Arsyet që jepen për rikthimin e larjes javore janë së pari ekonomike: kostoja vjetore e eliktricitetit për dushet në larjen e përditshme siç ndodh tani shkon nga 400-1300 stërlina, një familje harxhon në një vit 0.25 mlitra ujë që do të thotë në total emetim vjetor i 3.5 tonë CO2. Autori thotë se kjo është arsyeja që e ka çuar në kthimin te larja vetëm një herë në javë, ndërkohë që shton edhe pasojat që sipas tij vijnë nga larja e përditshme. Dëmtohet lëkura nga përdorimi i shtuar i prdukteve të sapunit, po kështu edhe bebet nuk duhen larë përditë, pasi ekspozimi ndaj baktereve është i dobishëm, pa harruar sesi ndikon shampoja te vajrat e lëkurës së kokës. Gjithë pra një apologji e papritur e shqiptarëve të para ’90-ës, e ndoshta edhe një shumicë shqiptarësh të tanishëm, nga një autor britanik që paraqet arsye krejt të ndryshme. E çuditshme që përpjekja për të mbrojtur natyrën dhe mjedisin po përafrohet me zakonet para industriale të njeriut edhe pse këtu nuk kemi pse të mos u njohim disa merita antikëve që e kishin higjenën dhe sportin prioritar. 

 

http://www.theguardian.com/commentisfree/2016/mar/08/shower-once-a-week-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.