Familjet, 1800 lekë në vit për taksën e arsimit. Do të mblidhet me faturat e ujit

Postuar në 08 Mars, 2016 14:19

Taksa e arsimit që Bashkia e Tiranës ka menduar të aplikojë për 7 vite do të jetë 5 milionë euro vetëm në vitin 2016. Atë do ta paguajnë të gjithë; subjekte tregëtare dhe familjet, persona fizikë dhe juridikë. “Nga 650 milionë lekë që planifikohen të mblidhen, 320 milionë lekë do i paguajnë familjarët dhe 330 milionë lekë subjektet tregtare. Në vitin 2017, planifikohen të mblidhen 690 milionë lekë dhe në 2018-n rreth 720 milionë lekë. Në total, për periudhën 2016-2018 pritet të derdhen në arkën e bashkisë rreth 2 miliardë lekë, apo rreth 15 milionë euro, të ndara pothuajse përgjysmë nga familjarët dhe bizneset”, shkruan “Monitor”. Për familjet vlera taksës për një vit shkon në 1800 lekë dhe do të mblidhet përmes faturave të ujit, kurse biznesit do t’i faturohet një vlerë nga 4 mijë deri në 37 mijë lekë në vit. Taksa bie ndesh me parimin e deklaruar se arsimi fillor dhe ai i mesëm është falas dhe nuk dihet nëse do të procedohet me Gjykatën Kushtetuese në këtë drejtim apo jo. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.