Basha bën politikë krahinore

Postuar në 07 Mars, 2016 11:53

Kryetari i opozitës ka zbritur në terren për të bashkëbiseduar me qytetarët. Në takimin që pati në disa zona në Murqi, Bilaj, Thumanë, Nikël, Fushë-Krujë dhe Krujë, Lulzim Basha tha se qeveria u merr paratë banorëve të këtyre zonave për të investuar në qytete të jugut si Korça e Vlora. "Paratë dalin nga xhepat tuaja. Dhe dikush vendos atje që nuk do të vijnë në Bilaj e Murqin por do shkojnë të bëhen kullë në Korçë e Lngomare që s’po mbaron kurrë në Vlorë. Skemë e pastër korrupsioni"-deklaroi Basha. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, nga 1. 2 miliardë dollarë që u morën borxh, 1 miliardë u vodhën nëntë tilla projekte. "Me 1.2 miliardë dollarë kishin mbaru argjinaturat prej Vjosës deri në Drin, prej burimit deri në Adriatik e në Jon. Por s’ka asnjë investim"-theksoi kreu i opozitës, duke shtuar se bujqësia është futur në kolaps, investime nuk ka dhe e vetmja gjë që ofron qeveria është propaganda dhe kërcënimi me burg.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.