PD-ja bojkoton komisionet parlamentare dhe kërkon përjashtimin e Kryeministrit nga punimet e Parlamentit

Postuar në 26 Shkurt, 2016 14:59

Pas kërkesës të Grupit Parlamentar të PS-së për përjastimin nga punimet e Kuvendit, për 10 ditë, të  tre deputtevë demokratë që sulmuan me vezë kryeministrin, PD-ja është përgjigjur po njësoj. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i saj, Lulzim Basha deklaroi se do të kërkohet zyrtarisht përjashtimi i kryeministrit dhe se PD-ja do të bojkotojë punimet e komisioneve parlamentare. “Nuk ka asnjë përmirësim të situatës, pasi kryeministri Rama në seancën e fundit parlamentare provokoi deputetët e opozitës, deri në fyerje, që u bë shkak për goditje me vezë. S’ka ndryshim në qëndrimin tonë, ne nuk marrim pjesë në komisionet parlamentare. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendimin e vet dhe sot depozitohet kërkesa për përjashtimin e deputetit gojëfëlliqur Edi Rama, deklaratat e të cilit provokuan reagimin e deputetëve të Partisë Demokratike. Kërkesat tona janë të qarta dhe i vetmi që nuk pranon këtë zgjidhje është ai që solli Armando Prengën dhe Arben Ndokën në Kuvend, ai që e shikon veten jo si kryetar të Partisë Socialiste, por si kryetar i një bande”, tha Basha. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.