Qartësohet Nishani, Presidenti lolo dekreton emërimin e ministrave

Postuar në 22 Shkurt, 2016 12:36

Nuk çudit Nishani me piruetat akrobatike 360 gradë. Ndoshta i vetmi president në botë që ndryshe fle e ndryshe zgjohet. Dy ditë pasi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për intepretimin e nenit 98 të Kushtetutës lidhur me procedurat e dekretimit të ministrave zyra për shtyp e Presidentit ka njoftuar se Presidenti ka dekretuar emërimin e Arben Ahmetajt si Ministër i Financave dhe Milva Ikonomit si ministre e Ekonomisë. Një akt që konfirmon mungesën e madhe të seriozitetit në qëndrimet e presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili po bëhet lolo me iniciativën e tij. Jo se nuk ka dhënë simptoma të profilit qesharak që ka shfaqur gjatë detyrës që i dhuroi ish-eprori i tij, por me gjestin e fundit zhbëri çdo fije dinjiteti që mund t'i kishte mbetur si politikan dhe prodhim bio i Partisë Demokratike. Hartimi disa faqe me të cilin iu drejtua Gjykatës Kushtetuese u prezantua si devizë për të respektuar Kushtetutën në të cilën mesa duket bisedon ditë-natë si rojtar i paepur i saj.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Na vjen turp per kete njeri qe na kane vene President te vendit tone.
Me vjen turp te them qe Presidenti im eshte ky palo burre.
Me keto veprimet e fundit, duke filluar me pritjen ne Rinas, si dhe me kete te fundit te dy ministrave, po detyrohem te dal njecike nga etika, duke e cilesuar,Presidentin, KASTRAVEC I DEPILUAR I PARTISE DEMOKRATIKE.
Nuk kam c'te them me.
Tung.

Submitted by tomi (not verified) on

Ju paska blere Rama dhe juve? Bravo ju qofte. Nxirrni ndonje lek ne kurriz te shtypit te lire.

Submitted by tomi (not verified) on

Ne facebook "padroni" juaj aktual me ka bllokuar qekur guxova ti korrigjoj anglishten e marre borxh nga Fate Velaj (nga Happy Bajram ne Happy Eid). Shakaxhiu i perparimit as edhe nje korrigjim normal gjuhesor te terminologjise festive fetare nuk pranon e jo me tjerat. Po iu le juve te vazhdoni transaksionin meqe rezultoni te pa-bllokuar.

Submitted by redaksia on

Nuk e kuptoj fare se cfare kuptimi kane keto "padroni" etj.. Gjithsesi e drejta juaj. Sa per transaksionin, mos i bjer kaq gjate, pasi Shakaxhiu i Perparimit, Edi dora v ete, ka hapur projektin "Edhe une kam nje enderr". Mund te aplikoni aty dhe te mos lejoni qe "pezullimi" si korrektor t'iu kthehet ne kompleks. 

 

Submitted by Profesori (not verified) on

Jo ndoqa me vemendje, nuk u prononcova, mbasi moret nje pergjigje te mencur nga redaksia.
Sic duket, nuk u kenaqet, dhe vazhduat.
Po ju them vetem keto fjale : Kur nuk e shita shpirtin ne kohen e "xhaxhit" Enver, nuk e shita ne kohen e mosozotcibemevetes Sali, e jo me te shes shpirtin tek Ed Rama, jo per gje, mbasi edhe ai mund te kete zullumet e veta, por ne raport me te tjeret para ardhes, ka nje lloj karakteri.
Sic duket, ti do te keshe qene mesuar me te ngrene ne sahanin qeveritar, nuk t'a kane varur, dhe keshtu, nuk komenton artikujt, por behesh komentues, i komenteve te komentuesit.
Me nje fjale, kush ben dashuri, e kush masturbohet duke pare te tjeret c'fare bejne. Mendoj qe perifrazimi eshte i sakte.
C'fare do qe te pergjigjeni, e theksoj, c'faredo, nuk do te marr me mundimin, te merrem me, me specie si ju
Tung.

Submitted by tomi (not verified) on

Hahaha ja ku u shpalla armik i popullit. Hera e fundit qe kam punuar ne shtet dhe per shtetin ka qene viti 1991, fare i ri ne moshe, me detyren punetor ngarkim-shkarkimi deri sa me nxorren me 80% e famshem. Pra qe 25 vjet me pare, mire keq, ia kam dale vete. Nuk ma ndjen as per Saliun "tim" dhe as per Edin "tend". Sa shakaxhi qe qenke more aman kur me permend karakterin e idhuillit tend qe s'la gazete pa ekspozuar allatet, qe une dhe ti, keshtu besoj te pakten, i nxjerrim vetem aty ku duhet.
Reagimin e redaksise e kuptoj dhe e respektoj sinqerisht. Pavaresisht se ajo "blerja" ishte thjesht figurative dhe ata kane te drejten te mbrojne veten qofte edhe kundra meje qe nuk iu sjell asnje dem sepse perkundrazi jam lexues i rregullt i ketij portali; por tendin qe behesh "komentues, i komenteve te komentuesit" dhe me akuzon mua per kete? Hahaha profesor shakator.
Bir Selman. Tung me T te madhe

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.