Nacionalizëm klerikësh/Mitropoliti i Konicës, versioni grek i Nikolla Markut: “Jemi të rrezikuar, Shqipëria po provokon me çamët”

Postuar në 21 Shkurt, 2016 18:08

Çështja e çamëve duket se nuk ka trazuar vetëm ujërat politike mes dy vendeve, por edhe ndjeshmëritë fetare. Së fundmi është mitropoliti i Konicës që ka bërë një deklaratë ku shpreh shqetësimin e tij për pretendimet e çamëve, të cilat sipas tij po rrezikojnë integritetin e Greqisë.

“Shqipëria provokon edhe njëherë tjetër Greqinë me çamët dhe jo vetëm shfaq hapur mosmirënjohjen ndaj vendit tonë që e ngopi me bukë për një periudhë të gjatë pas rënies së regjimit hoxhist, por tregon mospërfillje ndaj vendimit të  Gjykatës Ushtarake të Janinës, që ka dënuar në mungesë çamët famëkeqë pas Luftës së Dytë Botërore për krimet e padëgjuara që kanë bërë në rajonin e Thesprotisë gjatë pushtimit Italian dhe më pas atij gjerman. Krimi më i tmerrshëm  ishte pushkatimi me inkurajimin dhe sugjerimin e tyre i  49 personaliteteve të Paramithisë në 29 shtator 1943. Tashmë "Çamët" me nxitjen e qeverisë së Tiranës i janë drejtuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, kundër vendit tonë.  Pretendojnë dëmshpërblim në milairda dollarë si dhe territore të Epirit nga Igumenica në Pargë...Edhe një herë po u bie kambanave të rrezikut kombëtar. Për të kërkuar atë që na takon dhe ato çfarë na bëjnë krenarw si shtetas grek. Në të kundërt  dhe Verio Epiri dhe integriteti kombëtar i Greqisë do të rrezikohet. Përgjegjësia e të gjithëve ne është e madhe. Prandaj, le të gjithë bëjmë detyrën tonë para se të jetë tragjikisht dhe në mënyrë të pakthyeshme - vonë ", deklaron Mitropoliti.

Me sa duket në këto kohë shërbimi apo dedikimi ndaj Zotit të lë të papunë ndaj edhe një flamur krahëve nuk është keq. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.