Ndryshim vetëm në imazh. Mbi 20% e trupës policore e proceduar për shkelje

Postuar në 13 Shkurt, 2016 10:53

Policia është marrë si shembull i transformimit të madh që qeveria ka bërë në sektorin e sigurisë publike, duke investuar në paisje dhe logjistike të përparuar që nga kamerat e piltotimit në trup deri uniformat e punonjësve të rendit.
Megjithë ndryshimin e imazhit, statistikat tregojnë se afro 20% e trupës policore ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke kryer vepra që përfshijnë, nga shkelja e etikës apo disiplinës, deri në korrupsion dhe bashkëpunim me elementët kriminalë.
Shifrat i zbuloi vetë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri në emisionin "Zonë e Lirë" ku pranoi se në dy vjet mbi 2 mijë punonjës policie janë proceduar për shkelje të natyrave të ndryshme. Një statistikë e frikshme po të mendosh se gjithë trupa policore përmban 10 mijë efektivë. Sipas ministrit, kjo shifër është shqetësuese, pasi mbetimi të parët në rajon dhe Europë për numrin e punonjësve të policisë që shkelin ligjin në kryerjen e detyrës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.