Qytetërimi “Moche” në Peru: Seksi, kontakti mes botëve

Postuar në 12 Shkurt, 2016 18:46

Në Peru, mes viteve 100 p.e.s deri në vitet 740 e.s u zhvillua një prej qytetërimeve më antike të botës. Për shkak se nuk ka të dhëna dokumentare, arkeologët i kanë quajtur Moche, ose Mochica, nga emri i lumit që kalon në rajonin e tyre. Një qytetërim që i parapriu aztekëve dhe inkasve, bujq të aftë, marinarë dhe luftëtarë, Moche janë të famshëm sidomos për rëndësinë që zinte seksi në religjionin e tyre. Sipas besimit të tyre, të vdekurit dhe perënditë e kalonin kohën duke bërë dashuri, jo për kënaqësi, më shumë sesa për të ruajtur ekuilbrin e jetës. Kozmosi sipas tyre ishte i formuar nga 3 dimensione në kontakt me njëri-tjetrin: ai i të gjallëve, ai i të vdekurve dhe ai i perëndive. “Skena e seksit mes të gjallëve dhe të vdekurve janë celebrim i shkëmbimit mes banorëve të kozmosit”, mendon antropologia Anne-Christine Taylor. Dhe më tej: “Seksi ishte motorri që lejonte që u lejonte të tri botëve të ruanin kontaktin”. Seksi ishte ngulitur thellë në kulturën e Mochica: arkeologu Maximo Terrazos thotë se 50 vite më parë në Muzeun Arkeologjik të Limas ai zbuloi për herë të parë 1 500 punime qeramike që përshkruanin skena porno: masturbim në grup, akte sodomike, seks oral, çiftëzim me skelete, hermafroditë etj.. Një mister më vete që është zhdukur nga skena e historisë e që lë pas disa dëshmi materiale si këto qeramika. 

 

Burimi: Focus

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.