Bie helikopteri i ushtrisë greke, bënte manovra në detin Egje

Postuar në 11 Shkurt, 2016 10:46

Një helikopter i forcave të armatosura greke është rrëzuar në orët e para të së enjtes, ndërsa po operonte në kuadër të manovrave ushtarake që po zhvilloheshin në detin Egje. Helikopteri i tipit Augusta Bell, u zhduk nga radari rreth tri orë pas mesit të natës.

Rrënojat u gjetën paraditen e të enjtes në ishullin e pabanuar Kinaro, në zonën e Dodekanezit. Ministri e mbrojtjes bëri të ditur në ora 11,30 sipas orës greke, se trupat pa jetë të dy prej tyre u gjetën 300 metra larg vendit ku helikopteri u përplas në tokë.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të FA greke tha se helikopteri nuk kishte njoftuar për ndonjë problem, para zhdukjes nga Radari. Ai shtoi se kushtet atmosferike ishin normale. Ministri grek i mbrojtjes, Panos Kammenos, që po merrte pjesë në ministeralin e NATO-s në Bruksel u kthye urgjentisht në Athinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.