Embargo 2 javë pulave nga Greqia
Ministria e Bujqësisë reagoi ndaj kronikës së prezantuar dje nga emisionin investigativ "Fiks Fare" ne Top Channnel lidhur me importin e shpendeve të gjalla nga Greqia, të cilat janë të klasifikuar si të skartuara. Ministri Panariti urdheroi pezullimin dy javor të importeve të shpendeve të gjalla, deri ne garantimin e gjurmueshmërisë dhe dhe verifikimit të origjinës. Në njoftim thuhet se ministri urdhëron inspektimin veterinar të detyryeshëm të shpendeve në kufi pavaresisht dokumentacionin shoqerues. Ndërsa Ministria e Bujqësisë falenderoi emisionin investigativ për korrekëtësinë e përcjelljes së lajmit.
Add new comment