“Shell” ble aksionet e “Petromanas” që operon në Shpirag

Postuar në 02 Shkurt, 2016 14:37

Kompania “Shell” do të blejë aksionet e kompanisë “Petromanas Energy” që operon në bllokun naftëmbajtës të Shpiragut. Njoftimi zyrtar është bërë dje dhe aty bëhet me dije se “Shell” do të paguajë 45 milionë dollarë. “Kompania Petromanas Energy Inc. ka njoftuar në 1 shkurt se ka hyrë në një marrëveshje shitblerjeje me Shell Upstream Albania B.V. (“Shell”), një degë që është tërësisht në pronësi të Royal Dutch Shell plc, sipas të cilit Shell ka rënë dakord që të marrë asetet shqiptare të Petromanas për 45 milionë dollarë. Transaksioni i propozuar pritet të mbyllet rreth datës 15 mars. Më parë Shell kishte 25% të aksioneve në aktivitetin në Shqipëri.
Petromanas Albania GmbH (“PAG”), dhe Shell janë pjesë të kontratës së përbashkët në bllokun mbi tokë (“Blloku 2-3 PSC”) dhe janë pjesë në një marrëveshje të përbashkët operative për Bllokun 2-3 PSC. Aktualisht Petromanas ka 75% të aksioneve dhe Shell 25%”, njofton “Monitor”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.